Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Zemërimi

Zemërimi

Zemërimi: Këshillues i keq

Vasiliki Dimitrakopoulou

 

Gjatë pubertetit, ju kaloni përmes shumë ekstremeve emocionale, duke u ndjerë të lumtur një moment dhe pastaj të brengosur apo të zemëruar. Këto ndryshime të humorit shpesh ndodhin për shkak të rritjes së menjëhershme të nivelit të hormoneve në trupin tuaj.

Zemërimi është një reagim normal, ndërkohë që përpiqeni të përballeni me emocionet tuaja. Mund të rebeloheni kundër rregullave dhe kufizimeve sociale, madje edhe kundër prindërve tuaj. Gjithashtu, mund të kundërshtoni mendimet dhe sjelljen e miqve dhe të të dashurit. Mosmarrëveshjet dhe ballafaqimet janë shumë të rëndësishme për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të përcjellë ndjenjat tona. Megjithatë, nëse njihni mirë artin e kundërshtimit, kjo padyshim përbën avantazh.

Një këshillë bazë për të kundërshtuar në mënyrën e duhur është të mos abuzoni me fjalët dhe të mos e fyeni personin tjetër. Duke e kontrolluar veten për të mos fyer personin tjetër, ju mbroni interesat e të dy palëve. Nëse ndjeni se po humbisni kontrollin, në vend që të tregoni zemërim verbal, përpiquni të thoni “Më lër pak vetëm”.

Gjithashtu, mos harroni se nuk duhet të përdorni kurrë dhunë fizike. Është tërësisht e papranueshme dhe në fund do ta humbisni argumentin tuaj. Disa njerëz mund t’ju kërcënojnë pa përdorur dhunë fizike, megjithatë, praktikisht, kjo është e njëjta gjë si dhuna fizike. Kërkoni një “pushim” gjatë një debati, largohuni dhe jepini vetes kohë për t’u qetësuar.

Të gjithë adoleshentët përjetojnë emocione negative dhe kanë ndjesinë se të tjerët nuk i kuptojnë, por jo të gjithë i prishin marrëdhëniet e tyre. Nëse ruani qetësinë, kjo do t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat më objektivisht. Në këtë mënyrë, ju mbroni veten nga zgjedhjet e gabuara që mund të lëndojnë apo të dëmtojnë të tjerët, ndërkohë që do të fitoni admirimin e tyre duke u treguar të pjekur.

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani