Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Sa vetëbesim kam?

Sa vetëbesim kam?

Gjatë adoleshencës do të vini re disa ndryshime në trup, në ndjenja dhe në gjendjen emocionale, të cilat do t’jua bëjnë ndonjëherë më të vështirë që të mësoheni me veten dhe me imazhin tuaj trupor që po ndryshon. Kjo mund të ndikojë negativisht edhe te vetëbesimi juaj.

Vetëvlerësimi ose vetëbesimi ka të bëjë me të ndjerin mirë me veten, të ndjerin të vlefshëm dhe me pranimin e vetes siç jemi. Vetëvlerësimi i ulët shkakton probleme në marrëdhëniet tona me të tjerët, në sjelljen tonë e madje edhe në ndjenjat tona. Nga ana tjetër, vetëvlerësimi i lartë, ju ndihmon të ndërtoni marrëdhënie ndërpersonale të shëndetshme, të ndiheni të kënaqur dhe efikasë në aktivitetet tuaja të përditshme.

Disa karakteristika që tregojnë se një adoleshente mund të ketë vetëvlerësim të ulët mund të jenë kur ajo:

• Flet negativishtpër veten, duke i ulur ose duke i nënvlerësuar aspektet e saj pozitive.

• Ndikohet shumë nga komentet negative të të tjerëve.

• Mërzitet shumë kur nuk arrin diçka.

• Fokusohet te qëndrimi negativ i të tjerëve, edhe kur ai qëndrim nuk ka lidhje me sjelljen e saj.

• Nuk i pranon kritikat e të tjerëve, pavarësisht se sa konstruktive mund të jenë, për shkak se ato shkaktojnë një stres të papërballueshëm, edhe pse ajo vetë i kritikon shpesh të tjerët.

• E ka të vështirë të zërë shoqe ose të ndërveprojë me djemtë.

Vetëvlerësimi është diçka që mund të fitohet dhe për të cilën mund të trajnoheni. Nëse e ndjeni se keni një vetëvlerësim të ulët, mos hezitoni të kontaktoni një profesionist të specializuar që t’ju ndihmojë për ta përmirësuar.

Më poshtë jepen disa orientime që do t’ju ndihmojnë për të rritur vetëvlerësimin.

• Bëni një listë të karakteristikave tuaja pozitive.

• Përpiquni të shënoni çdo ditë disa gjëra të vogla pozitive që ju kanë ndodhur gjatë ditës dhe si ju bënë të ndiheni.

• Bëni një listë të gjërave që ju i bëni mirë dhe të të gjitha gjërave që keni arritur deri tani, pavarësisht se sa të mëdha ose të vogla janë.

• Shkruani vështirësitë ose mosarritjet që keni pasur dhe zbuloni anën e tyre që të bën për të qeshur. Përballuni me gabimet tuaja me humor.

• Përpiquni të mos jeni perfeksioniste. Nuk ekzistojnë njerëz të përsosur.

• Shkruani disa fjali pozitive dhe lexojani vetes çdo ditë: “Unë jam unike”, “Unë meritoj më të mirën në jetë”, “Unë mund të arrij çfarëdolloj gjëje që vendos të bëj”, “Mua më pëlqen shumë të kujdesem për trupin tim”, “Unë jam e rrethuar me njerëz që më duan dhe që kujdesen për mua”.

Mos harroni se gjërat në jetë nuk vijnë gjithmonë siç i duam dhe se shumë njerëz do vijnë e do ikin. Personi më i rëndësishëm në jetën tuaj, me të cilin do të qëndroni gjithmonë bashkë, jeni ju. Vetja juaj është shoqja më e mirë që keni!

Në bashkëpunim me:

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikologe, Bashkëpunëtore Shkencore e Shoqatës Greke të Mjekësisë për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani