Cikli i jetës

Vajza bëhet grua

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Zgjedhja e produktit të duhur

Zgjedhja e produktit të duhur

Higjena femërore është një kapitull I lehtë por shumë i rëndësishëm në jetën e një femre. Pastrimi i plotë dhe kujdesi i vazhdueshëm ndihmojnë mjaft për mirëmbajtjen e shëndetit të mirë gjinekologjik. Produktet e duhura gjithashtu luajnë rol mjaft të rëndësishëm, pasi ato duhet të ofrojnë efikasitet dhe mbrojtje miqësore, ndërsa përmbushin nevojat tuaja specifike.

Specializimi: është e rëndësishme të zgjidhni produktin që përmbush më së miri nevojat tuaja dhe ju ndihmon të ndiheni të sigurta dhe të pastra cdo kohë të ditës. Gama EveryDay ofron varietet produktesh të specifikuar sin ë termat e llojeve ashu dhe të madhësive, në mënyrë që të zgjidhni atë që me të vërtetë përputhet me nevojat tuaja.

Efikasiteti: një faktor i rëndësishëm ndërsa kërkoni produktet e higjienës personale është sigurisht efikasiteti i tyre. Gjatë atyre ditëve të vështira të muajit, ajo që ju nevojitet është një produkt përthithës që ju orfon besim, rehati dhe siguri. Të gjitha produktet EveryDay janë dizenjuar sipas standarteve më të larta të përthithjes  si për pecetat higjenike mujore dhe ato ditore.

Quotation mark

Efikasitet me veti të shkëlqyera miqësore me lëkurën

Quotation mark

Miqësia me lëkurën: vetëm përthithja nuk është e mjaftueshme. Për të pasur higjienë gjinekologjike sa më të mirë, është e rëndësishme përzgjedhja e produkteve që janë dizenjuar me materiale miqësore me lëkurën. Për kompaninë tonë, nuk është mjaftueshëm nëse një produkt për higjenën personale ofron thjesht efikasitet. Synimi ynë është të kombinojmë efikasitetin me vetitë e shkëlqyera miqësore me lëkurën. Në mënyrë që të dizenjohen produkte me veti unike miqësore me lëkurën, ne kemi ekzaminuar disa materiale dhe kemi dale në përfundim tek natyra, për kujdesin e dlirë e të pamohueshëm që ajo ofron. Kështu ndryshe nga produktet e tjera me mbulesa sintetike, pecetat ditore  EveryDay All Cotton kanë mbulesë 100% prej pambuku duke qenë kështu propozimi më miqësor me lëkurën në të gjithë kategorinë. Për pecetat higjenike mujore, duke ndjekur mjaft kërkime konsumatori, ne dalluam nevojën e gruas për mbrojtje pa irritim dhe tendencën drejt materialeve miqësore me lëkurën. Kështu krijuam një inovacion unik, pecetën e parë Sensitive në botë, me mbulesë higjenike shumë të butë e përbërë me fibra në vend të materialeve plastike që kanë pecetat e zakonshme. Mbrojtja e veçantë e ofruar nga produktet EveryDay Sensitive dhe EveryDay All Cotton është çertifikuar “Testuar Dermatologjikisht” e marrë nga Laboratorë Dermatologjikë të mirënjohur ndërkombëtarisht ( Francë, Gjermani), nga rekomandimi i Shoqatës së Obstetër – Gjinekologëve Grekë, si dhe nga çertifikata ndërkombëtare  OEKO-TEX® STANDARD 100, që verifikon mungesën e lëndëve të dëmshme nga i gjithë produkti.

Jo të gjitha femrat janë njësoj kështu edhe nevojat e kërkesat e tyre janë të ndryshme. EveryDay konsiston në një gamë të plotë produktesh që përfshijnë mes të tjerave, produkte me dizenjo unike, inovative, për të plotësuar nevojat e femrave në mënyrën më të mire të mundshme.

Provoni të Gjeni EveryDay-in tuaj, përgjigjuni disa pyetjeve shumë të thjeshta lidhur me ciklin tuaj menstrual dhe zbuloni produktin EveryDay që plotëson më mirë nevojat tuaja

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani