Cikli i jetës

Puberteti

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Si ti tregoni nënës për menstruacionet e para

Si ti tregoni nënës për menstruacionet e para

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të pubertetit është perioda e parë, pasi ajo shënon kalimin tuaj nga fëmijëria në moshë të rritur. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në jetën tuaj dhe do t’ju japë mundësi për tu afruar më tepër me nënën tuaj. Përvoja e saj do t’ ju ndihmojë të përballeni me të gjitha këto ndryshime trupore që jeni duke përjetuar kohët e fundit.

Është krejtësisht normale që të jeni të shqetësuara rreth mënyrës se si do ti tregoni asaj. Në fund të fundit është shumë e rëndësishme. Megjithatë kjo është krejtësisht normale dhe të mos harroni se ajo ka qenë në vendin tuaj, kështu që ajo me siguri e kupton se si ndjeheni dhe mund t’ ju ndihmojë më shumë se kushdo!

 Si mund ta filloni bisedën me të?

1. Vetëm njoftoni! Fillimi i periodave mund të jetë diçka e re për ju që ju bën të mos ndiheni rehat; megjithatë kjo është diçka krejt normale për nënën tuaj. Pra, merrni frymë thellë dhe i thoni “mami … më filluan periodat.” Jo vetëm që ajo do të jetë e lumtur për këtë, por do të bëjë gjithçka me fuqinë e saj për të bërë që ju të ndiheni rehat!

2. Mundohuni të hapni një bisedë! Në rregull, ndoshta “thjesht thuaj asaj” nuk është dhe aq e lehtë. E kuptueshme! Dhe ndoshta të ulesh dhe të bisedosh si një grua duket pak e çuditshme. Një tjetër mënyrë është që ta lejojmë atë ta kuptojë vetë … p.sh mund ta filloni bisedën duke thënë diçka si: “Mami, kur ishe në moshën time a ishe e stresuar për periodën tënde të parë?”, ajo me siguri do ta kuptojë atë se çfarë ju jeni duke thënë dhe do të jetë me të vërtetë e lumtur!

3. I lini një shënim! Nëse dy mënyrat e mësipërme ju duken shumë të vështira për të hapur këtë bisedë me të, gjithmonë mund t’i lini një shënim. Mund t’i shkruani rreth emocioneve, mendimeve apo shqetësimeve tuaja të reja, futeni në zarf dhe vendoseni në një vend ku ajo mund ta shohë (p.sh. në tryezën e saj pranë shtratit, në raftin e banjos, në një nga sirtarët e saj, etj). Në këtë mënyrë ajo do të fillojë bisedën për ju, dhe ju nuk keni pse të shqetësoheni për këtë.

In collaboration with Dr Olga. E. Bikou, Obstetrician_Surgeon-Gynaecologist

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani