
Puberteti është një udhëtim interesant nga të qenit vajzë për t’u bërë grua. Një kohë plot ide të reja, sfida, entuziazëm dhe emocione të forta. Një jetë e re është përpara jush!A mund të mendoni për diçka më kreative se kjo fazë kalimtare e rritjes dhe progresit të personalitetit?
Puberteti ka tre faza:
- Faza fillestare (nga 11 deri në 14)
- Faza e ndërmjetme (nga 14 në 17)
- Faza përfundimtare (nga 17 deri 20)
Puberteti fillon me rritjen fizike dhe vazhdon me zhvillimin emocional dhe social, si dhe pjekurinë tuaj seksuale.
Çfarë do të thotë kjo?
- Bëhesh me shtatlartë
- Gjoksi rritet- Vithet dhe beli bëhen gjithnjë e më femërore
- Shfaqen qimet në këmbët tuaja, sqetulla dhe zona intime
- Filloni të vëreni sekrecione në të brendshmet tuajaPsikologjia juaj ndryshon.
- Shpesh ndjeni emocione kontradiktore (ankth ose siklet në njërën anë, e fortë dhe entuziazëm nga ana tjetër)
- Filloni të keni pasiguri rreth trupit tuaj- Bëheni më të ndjeshme
- Mërziteni me shpesh dhe irritoheni shumë shpejt
- Mendoni se askush nuk ju kupton
- Nisni të zbuloni ndjesitë e para seksuale
Të gjitha këto janë normale dhe ju nuk duhet të shqetësoheni për këto. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se nuk jeni vetëm …
Everyday është këtu për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja!