Cikli i jetës

Puberteti

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Periodat e para

Periodat e para

Veçanërisht për vajzat, kalimi në pubertet shënon një ndryshim të madh të jetës … periodën e parë. Edhe pse vajzat kanë periodën e tyre të parë mes moshës 9 dhe 14 vjeç, por mund të keni periodën e parë edhe në moshën 16. Si mund ta dini se periodat e para janë duke ardhur?

Perioda e parë është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe jeta ndryshon, pasi ajo shënon kalimin nga fëmijëria në moshën e rritur. Nga të qenit një vajzë, ju bëheni grua!

Aq sa e frikshme mund të jetë ky këndvështrim, është një tranzicion normal dhe i rëndësishëm për natyrën tuaj femërore, pasi ajo lidhet me aftësinë e të paturit fëmijë.

Nëse vëreni diçka shqetësuese (rritje psh të tepërt të qimeve, asimetri e gjirit ose diçka që ju alarmon), është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun tuaj. Trupi i çdo vajzë është i ndryshëm dhe reagon ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Për këtë arsye ju nuk duhet të krahasoni veten me shoqen tuaj … Çfarë po ndodh me ju mund të jetë absolutisht normale, pasi rritja e hormoneve femërore ndonjëherë mund të krijojë disa mikro-probleme për zhvillimin e trupit tuaj.

Kujtoni: edhe në qoftë se periudha e parë duket si një makth, është mirë të dini se zakonisht perioda e parë është shumë e lehtë! Pra, mos u bëni merak nëse ju gjen jashtë dhe të papërgatitur!

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou, Obstetër_Kirurg- Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani