Të qenit të përgjegjshëm
Të qenit të përgjegjshëm: Si të dalloni të drejtën nga e gabuara
Vasiliki Dimitrakopoulou
Gjatë adoleshencës, të rinjtë kanë tendencën të reagojnë ndaj çdo forme pushteti: prindërve, mësuesve, shoqërisë në përgjithësi. Megjithatë, në këtë moshë, ju filloni të bëheni më të pjekur: Aftësitë tuaja kritike zhvillohen për të balancuar emocionet tuaja, të cilat shpesh ju bëjnë të veproni në mënyrë impulsive.
Të jesh i pjekur do të thotë të jesh përgjegjës, jo vetëm ndaj shokut, por edhe ndaj familjes, miqve dhe vetes tuaj. Përgjegjësia përfshin një ndjenjë morali, çka do të thotë se është shumë e rëndësishme të jemi të qartë në atë që e përcakton një sjellje të ndershme dhe me edukatë. Nëse silleni në mënyrë të papërgjegjshme, do të pushtoheni nga ndjenja e turpit dhe fajit.
Përpiquni të fitoni besimin e prindërve tuaj. Zakonisht, prindërit u japin fëmijëve më shumë liri sapo të fillojnë të mësojnë të kenë besim te ta. Sigurohuni që t’i mbani premtimet, në mënyrë që të mos e humbisni kurrë besimin e tyre. Nëse i keni prindërit në anën tuaj, do të ndiheni më të fortë dhe më të sigurt.
Të qenit i përgjegjshëm nuk do të thotë se duhet të mendoni gjatë gjithë kohës për veten tuaj. Mendoni për:
• Pasojat e veprimeve tuaja
• Ndjenjat e njerëzve të tjerë përpara ndjenjave tuaja
• Trajtojini të tjerët ashtu siç do të donit që ata t’ju trajtonin dhe silluni ashtu siç duhet
• Si të fitoni më shumë vetë-disiplinë
Mendoni përpara se të veproni dhe përpiquni të imagjinoni sesi mund të ndihet personi tjetër. Për t’u sjellë me pjekuri, është e rëndësishme:
• Të kontrolloni zemërimin tuaj dhe të silleni në mënyrë paqësore
• Ta lavdëroni dikë kur po bën gjënë e duhur
• Të jeni i duruar
• Të jeni i matur
• Të mbani premtimet
• Të pranoni këshillat
• Të pranoni gabimet
Mos harroni se duke u treguar i përgjegjshëm, do të fitoni respektin e njerëzve, ndërsa sjellja e pamatur çon drejt problemeve afatgjata.
Vassiliki DimitrakopoulouPsikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët