Sulmet e panikut
Le të flasim për sulmet e panikut
Vasiliki Dimitrakopoulou
Sipas studimeve 35.9% -63.3% e adoleshentëve kanë përjetuar të paktën një herë sulm paniku, zakonisht pas moshës 14 vjeç.
Çdo person mund të përjetojë një sulm paniku stresues.
Sulmet e panikut shkaktohen nga një proces negativ mendimesh në trurin tuaj që çon drejt ankthit intensiv rreth të ardhmes. Disa nga këto mendime, shpesh spontane, janë: “Nuk do t’ia dal, nuk do ta marr provimin”, “Do të turpërohem”.
Sulmet e panikut shfaqen si ndjenja frike intensive ose parehati dhe kanë simptoma të ndryshme si:
• Vështirësi në frymëmarrje
• Rrahje të shpeshta të zemrës
• Dhimbje kraharori ose parehati
• Marrje mendsh
• Mpirje p.sh të duarve
• Djersitje të tepruar ose afshe të nxehta
• Të dridhura ose ndjesi të vjelli
Këto simptoma mund t’ju bëjnë të mendoni se vuani nga ndonjë sëmundje e rëndë ose që po humbisni kontrollin.
Nëse keni frikë se mund të pësoni sulme të tjera në të ardhmen, është e rëndësishme të këshilloheni me një specialist dhe të ndiqni një program për t’u përballur me këto mendime negative që shkaktojnë këto sulme paniku.
“Mua më inkurajuan të marr pjesë në veprimtaritë dhe aktivitetet e mia shoqërore, por meqë kjo u bë e papërballueshme, planifikova ta rrisja gradualisht kohën e shpenzuar në këto aktivitete”. Gjithashtu, më ndihmuan të korrigjoja perceptimet e gabuara që më bënin të shmangia gjëra të ndryshme “A do të mi ngulin të gjithë mua sytë?” ose “Po sikur të bëj ndonjë gabim?” dhe më ndihmuan të zhvilloj aftësi të reja komunikimi”.
Është e rëndësishme të ndryshoni monologun tuaj të brendshëm negativ dhe t’i shihni gjërat në mënyrë pozitive dhe optimiste. Megjithatë, mos harroni se një sulm paniku nuk zgjat më shumë se 10 minuta dhe nuk shkakton asgjë më shumë sesa thjesht parehati.
Vassiliki DimitrakopoulouPsikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët