Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Prerja/vetë-lëndimi

Prerja/vetë-lëndimi

Prerja/vetë-lëndimi: një shenjë e depresionit femëror

Vasiliki Dimitrakopoulou

Gjatë pubertetit, adoleshentët përjetojnë shumë ndryshime emocionale, madje edhe depresion. Sipas kërkimeve, 20% e adoleshentëve shfaqin simptoma depresioni, ndërsa përqindja e adoleshentëve të diagnostikuar me depresion është 5%.

Depresioni ndryshon nga personi në person, por ka disa shenja dhe simptoma të zakonshme duke përfshirë: mungesë energjie për periudha të gjata kohe, humbje interesi për veprimtaritë e përditshme, zemërim, nervozizëm ose agresivitet, pagjumësi, probleme me përqendrimin në klasë, oreks ose ndryshime në peshë (rënie ose shtim në peshë), të ndjerit i pafuqishëm dhe i pashpresë, të ndjerit në faj apo i padobishëm, tendenca për t’u izoluar. Depresioni mund të shoqërohet edhe me shqetësime të pazakonta për vdekjen apo për t’i dhënë fund jetës dhe sjellje vetë-lëndimi si “prerja”. Sipas studimeve, 13.2% e adoleshentëve e kanë provuar vetë-lëndimin.

“Prerja” është një formë vetë-lëndimi përmes së cilës një person i shkakton vetes prerje reale të vogla në trup, me objekte të mprehta, derisa të fillojë t’i dalë gjak. Adoleshentët zakonisht preferojnë krahët dhe këmbët apo pjesë të tjera të trupit, ku këto prerje të mund të fshihen lehtë. Një vajzë adoleshente mund të përfundojë të “presë” veten, sepse ajo përjeton presion, ankth, refuzim, duke u përpjekur të çlirojë dhimbjen e saj emocionale. Ajo beson se nëse e heq mendjen nga emocionet e dhimbshme përmes dhimbjes fizike, do ta ndihmojë atë të çlirojë dhimbjen dhe tensionin që ndjen përbrenda. Megjithatë, dhimbja emocionale nuk zhduket edhe pas prerjeve.

Kur përjetoni vështirësi që nuk mund t’i përballoni dot, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë dhe mbështetje nga profesionistë të specializuar. Një terapist do t’ju ndihmojë të identifikoni sjelljet dhe ndjesitë e pashëndetshme dhe negative, do t’ju udhëheqë në përballjen me to dhe do t’ju bëjë të mos ndiheni vetëm por me dikë që ju kupton dhe ju mbështet.

Megjithatë, nëse po përjetoni ndjenja negative, ai do t’ju tregojë sesi të gjeni mënyra të tjera për t’u përballur, p.sh. një veprimtari kreative si për shembull të pikturoni apo të shkruani poezi. Nëse nuk ndiheni gati të keni besim te njëri, provoni t’i shkruani të gjitha ndjenjat. Sporti, ushtrimet fizike, vrapi apo vallëzimi mund t’ju ndihmojnë të shkarkoni emocionet tuaja. Një tjetër teknikë për t’u përballur me këtë gjë është të fërkoni një copë llastiku në pjesën që doni “të prisni” apo të bëni një shenjë me stilolaps të kuq.

Në çdo rast, është e rëndësishme të hapeni me dikë që keni besim dhe të mos i mbani ndjenjat përbrenda.

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani