Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Ndarja

Ndarja

Si të mbijetoni pas një ndarje…

Giota Gargala Stefanou

Gjatëadoleshencës fillon interesi seksual, marrëdhëniet romantike dhe flirtet. Ju keni tendencën të përjetoni jashtë mase çdo ndjenjë. Prandaj, kur bini në dashuri, ndjeni emocione dhe ndonjëherë mund ta “adhuroni” personin që ju intereson. Por çfarë ndodh kur gjërat nuk dalin ashtu siç i keni pritur?

Si do të mbijetoni pas një ndarje? Ja disa këshilla:

  1. Mos e merrni më në telefon. Jo, ai nuk do të ndryshojë mendje nëse i telefononi njëzet herë në ditë apo nëse i shkruani mesazhe çdo sekondë. Vetëm sa do ta irritoni. Për më tepër, kështu tregoni se jeni shumë e dobët.
  2. Mos harroni gabimet e tij. Në rregull, ishit e dashuruar me të… Por kishte gjëra që nuk ju pëlqenin dhe aq shumë tek ai… Në vend që të mendoni për sytë e tij të bukur, mos harroni se p.sh. ai kalonte orë të tëra duke luajtur lojëra elektronike… Me këtë “hile” do ta shihni të dashurin tuaj ashtu siç është në të vërtetë.
  3. Mbajeni veten të zënë. Rregulloni dhomën, bëni stërvitje, takoni njerëz të tjerë, pastroni rrëmujën në çantën e shkollës. Bëni çdo gjë të nevojshme për të hequr mendjen.
  4. Shmangni aktivitetet që ndanit bashkë. Mos dëgjoni më këngën tuaj të preferuar – do t’ju bëjë të ndiheni akoma më keq. Mos i takoni më miqtë tuaj të përbashkët për disa kohë. Dhe, për hir të Zotit, mos flisni për këtë gjë sa herë t’ju jepet rasti.
  5. Mos e shprehni dhimbjen në rrjetet sociale, mjaft kontrolluat profilin e tij, mjaft postuat fotografi për të treguar sesa e lumtur apo e trishtuar jeni. Zhdukuni për pak kohë. Qëndroni në heshtje për disa kohë. Heshtja është flori.
  6. Shikoni anën e mirë… Tani, keni më shumë kohë për veten. Përdoreni kohën në mënyrën që ju pëlqen.

Mos u ndjeni e zhgënjyer. Ndoshta nuk ishit bërë për njëri-tjetrin. Ekziston dikush të cilit i interesoni vërtet dhe mezi po pret t’ju njohë…

Giota Gargala - Stefanou

Mjeke Pediatre, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani