Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Askush nuk është i përkryer

Askush nuk është i përkryer

Askush nuk është i përkryer

Vasiliki Dimitrakopoulou, Artemis Tsitsika

Gjatë adoleshencës, njerëzit e moshës tuaj i konsideroni si “personin tjetër” më të rëndësishëm në jetën tuaj, sepse kur jeni bashkë mendoni se arrini të keni komunikim dhe se ata ju kuptojnë më mirë. Shpesh herë ndjeni nevojën të jeni kompetent dhe t’ju duan të gjithë. Kështu që ndonjëherë mund të mendoni në mënyrë joracionale:

“Për mua, ka rëndësi jetike që të gjithë të më duan, të më vlerësojnë dhe të më pranojnë”

“Unë vlej vetëm nëse jam kompetent dhe kam sukses në çdo gjë që bëj”

“Ndihem i shkatërruar nëse gjërat nuk shkojnë siç dua unë”

Disa nga pikëpamjet dhe vlerat tona morale ndikohen nga prindërit tanë, miqtë apo njerëzit në përgjithësi. Ne u rritëm pa i vënë ato në dyshim dhe pa e pyetur veten nëse do të ishin të dobishme në jetë. Megjithatë, këto pikëpamje mund ta bëjnë jetën tonë të përditshme më të vështirë!

Për shembull, a e keni pyetur ndonjëherë veten nëse përputheni me njerëzit që takoni? Është krejtësisht normale të mos përputheni me këdo dhe disa njerëz mund të mos jenë shumë të afërt për ju, ose ju mund të mos bini dakord me sjelljen dhe veprimet e tyre. Mund të tregoheni të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj tyre, pa qenë e nevojshme t’i ktheni në armiq. Kjo vlen edhe për ty. Në mënyrë që të shkoni mirë me të gjithë, duhet të pranoni gjithmonë pikëpamjet e të tjerëve, dhe të mos keni më mendimin TUAJ dhe personalitetin TUAJ. Kështu, ju nuk jeni më vetvetja… Është shumë e rëndësishme të mësoni ta doni veten dhe jo vetëm të vlerësoni opinionet e njerëzve të tjerë. Në këtë mënyrë, të tjerët do t’ju vlerësojnë dhe do t’ju respektojnë, edhe nëse ndani mendime të ndryshme.

Në lidhje me këtë pikëpamje të dytë, a keni takuar ndonjëherë ndonjëri të përkryer në çdo aspekt? Askush nuk është i përkryer! Disa janë të zotët në sport, të tjerë në shkollë, disa në pikturë, të tjerë në muzikë, disa në vallëzim, të tjerë në gatim. Megjithatë, secili prej nesh është unik në paraqitjen e tij fizike, aftësitë, karakterin dhe personalitetin. Ka shumë vlerë të mësoni të doni veten për atë që jeni vërtetë dhe të bëheni një person më i mirë. Pranoni dhe përmirësoni dobësitë tuaja, fuqizoni pikat e forta dhe mos u tregoni kaq të ashpër me veten.

Sa i përket pikëpamjes së tretë, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se gjërat jo gjithmonë dalin ashtu siç ne i duam vërtetë? Edhe nëse nuk po ia dilni, pavarësisht përpjekjeve tuaja maksimale, mësoni të përshtateni, të analizoni dhe t’i rishqyrtoni qëllimet tuaja. Çdo përpjekje është si një udhëtim që na bën më të fortë dhe më të mençur. Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi, tregohuni fleksibël dhe përfitoni nga mundësia.

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani