Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Vitaminat, mineralet dhe mikroelementët

Vitaminat, mineralet dhe mikroelementët

Vitaminat, mineralet dhe mikroelementët

Maria Skoura

 

Gjatë pubertetit, sa më shumë të mësoni për dietën tuaj, aq më shumë mundësi keni që të ndiqni një dietë të ekuilibruar për një jetë të shëndetshme. Detajet përbëjnë ndryshimin! Për shembull, ndërsa rriteni dëgjoni shpesh shprehjen: “hani shumë fruta dhe perime sepse janë të pasura me vitamina”. Çfarë janë vitaminat dhe pse duhet të hamë çdo ditë fruta dhe perime?

Vitaminat, mineralet dhe mikroelementët janë lëndë ushqyese thelbësore për të cilat trupi ynë ka nevojë në sasi të vogla për të funksionuar siç duhet. Ato nuk sigurojnë energji për trupin tuaj, pasi nuk kanë kalori, por e ndihmojnë trupin të përdorë energjinë e marrë nga karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat. Ato ndihmojnë metabolizmin tuaj. Mund t’i merrni të gjitha duke ndjekur një dietë të ekuilibruar.

Cilat janë llojet e vitaminave?

Vitaminat ndahen në dy kategori: vitamina të tretshme në yndyrna dhe vitamina të tretshme në ujë.

 

Vitaminat e tretshme në yndyrna gjenden kryesisht në ushqime yndyrore dhe produkte shtazore, si vajrat bimorë, qumështi dhe produktet e qumështit, vezët, mëlçia, vaji i peshkut dhe gjalpi.

Por, ndërsa trupi juaj ka nevojë për këto vitamina çdo ditë për të funksionuar siç duhet, nuk është nevoja të hani çdo ditë ushqime që përmbajnë këto vitamina.

Arsyeja është sepse trupi juaj i depoziton këto vitamina në mëlçi dhe në indet dhjamore për t’i shfrytëzuar në të ardhmen.

 

Vitaminat e tretshme në yndyrna janë:

 vitamina A

• vitamina D

• vitamina E

• vitamina K

Vitaminat e tretshme në ujë gjenden në një gamë të gjerë ushqimesh, duke përfshirë frutat, perimet, patatet, drithërat, qumështin dhe produkte të qumështit.

Ndryshe nga vitaminat e tretshme në yndyrna, ato nuk depozitohen në trup, kështu që duhet t’i merrni më shpesh. Nëse merrni më shumë seç keni nevojë, trupi juaj i nxjerr ato vitamina të tepërta kur urinoni. Vitaminat e tretshme në ujë mund të shkatërrohen nga nxehtësia apo nga ekspozimi në ajër. Për shembull, për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës C, lëngu i freskët i portokallit të shtrydhur duhet të konsumohet menjëherë.

 

Vitaminat që treten në ujë janë:

Vitamina C

• Vitamina B komplekse:

• Vitamina B1

• Vitamina B2

• Vitamina B3

• Vitamina B5

• Vitamina B6

• Vitamina B7

• Vitamina B9

• Vitamina B12

 

Çfarë janë mineralet:

Mineralet janë të domosdoshme për tri arsye kryesore:

• ndërtojnë kocka dhe dhëmbë të fortë

• kontrollojnë lëngjet e trupit brenda dhe jashtë qelizave

• kthejnë ushqimin që ju hani në energji

Mineralet i gjeni në ushqime si mishi, drithërat, peshku, qumështi dhe produktet e qumështit, perimet, frutat (kryesisht frutat e thata) dhe arrat. Mineralet thelbësore janë kalciumi dhe hekuri, edhe pse ka edhe shumë lloje të tjera mineralesh që janë pjesë e rëndësishme e një dietë të shëndetshme.

Çfarë janë mikroelementët?

Mikroelementët janë gjithashtu lëndë ushqyese thelbësore për të cilat trupi juaj ka nevojë në mënyrë që të funksionojë si duhet, por në sasi shumë më të vogla sesa vitaminat dhe mineralet. Mikroelementët gjenden në sasi të vogla në një shumëllojshmëri ushqimesh si mishi, peshku, drithërat, qumështi dhe produktet e qumështit, perimet dhe arrat. Shembuj të mikroelementëve janë jodi dhe fluori.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani