Versioni i shëndetshëm i ushqimeve të shpejta
Versioni i shëndetshëm i ushqimeve të shpejta
Maria Skoura
Gjatë pubertetit, mes të tjerash ndryshojnë edhe zakonet tona të të ngrënit. Vajzat kanë tendencë të fitojnë zakone kapriçioze në ushqyerje, në mënyrë që të ndihen të pranuara nga vajzat e tjera të së njëjtës moshë. Kjo i bën ato të anashkalojnë vaktet kryesore dhe të konsumojnë ushqime me vlerë të ulëta ushqyese, si vaktet me ushqim të shpejtë. Sufllaqet, picat, hamburgerët, sanduiçet dhe krepat janë ushqimet më të zakonshme të këqija që konsumohen nga adoleshentët.
Kërkimet tregojnë se 35.5% e adoleshentëve, veçanërisht djemtë, konsumojnë ushqim të shpejtë pothuajse çdo ditë. Gjithashtu, ata hanë më pak fruta dhe perime dhe nga ana tjetër konsumojnë më shumë pije freskuese dhe ëmbëlsira. Mos ngrënia e mëngjesit çon në konsumin e produkteve me vlera të ulëta ushqyese gjatë ditës, dhe rrjedhimisht rreziku i obezitetit rritet, duke shkaktuar efekte negative në memorie, përqendrim dhe performancën në klasë.
A është ushqimi i shpejtë me të vërtetë kaq i dëmshëm?
Megjithatë, ka disa opsione të shëndetshme të ushqimit të shpejtë. Ja disa shembuj për të përgatitur një vakt të shëndetshëm me ushqim të shpejtë:
Sufllaqet
Versioni standard:
• pite sufllaqe me vaj
• kebap me mish derri
• domate
• qepë
salcë me hudhra ose salca të tjera
patate të skuqura
Versioni i shëndetshëm:
• pite sufllaqe pa i shtuar vaj
• pak copa të vogla mishi derri ose pule
• domate
• qepë
Picat
Versioni standard:
• brumë pice i trashë
• djathë
• sallam
• salcë
• domate
• kërpudha
• speca
Versioni i shëndetshëm:
• brumë pice i hollë
• salcë domate
• domate
• djathë
• kërpudha
• speca
Hamburger
Versioni standard:
• bukë e bardhë
• biftek viçi
• majonezë ose ndonjë salcë tjetër
• salcë
• domate
• qepë
• proshutë
Versioni i shëndetshëm:
• bukë integrale
• biftek viçi
• domate
• qepë
• kërpudha
• mustardë
Sanduiç
Versioni standard:
• bukë e bardhë
• djathë
• sallam
• majonezë ose ndonjë salcë tjetër
• domate
• speca
Versioni i shëndetshëm:
• bukë integrale
• djathë (djathë i bardhë)
• ullinj
• vaj ulliri
• rigon
• domate
Sugjerime për vakte të ndërmjetme:
Nuga me mjaltë në vend të çokollatës
Bukë susami në vend të brioshëve
Fruta të thata në vend të patatinave
Fruta të freskëta në vend të lëngut të frutave të paketuar
Copa drithërash në vend të biskotave
Maria SkouraDietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët