Cikli i jetës

Shtatzënia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Higjiena e zonave intime

Higjiena e zonave intime

Zonat intime kanë nevojë për kujdes të përditshëm dhe pastrim tërësor. Veçanërisht gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme që të zgjedhësh produkte që nuk dëmtojnë lëkurën, që nuk janë irritues, dhe që mbrojnë dhe kujdesen për lëkurën.

1. Larës intim për zonat intime: Djersa, urina dhe sekrecione të tjera vaginale krijojnë një mjedis ku, nëse nuk tregohet kujdes i mjaftueshëm, mund të krijohen infeksione. Për të pastruar zonat intime, shumë gra përdorin vetëm ujë. Uji sigurisht që ka veti pastrimi, por ai nuk mbron ekuilibrin natyral të zonave intime. Për rrjedhojë është e rëndësishme që të zgjedhësh produkte pastrimi me përbërës natyralë, që janë krijuar posaçërisht për pastrimin dhe kujdesin e zonave intime. Larësi intim për zonat intime EveryDay Natural Fresh, falë kombinimit të tij unik të përbërësve natyralë të dobishëm, pastron me butësi, duke lënë pas një aromë të lehtë dhe të freskët.

2. Peceta të lagura të buta për higjienën e zonave intime të grave. Është shumë e rëndësishme që kur shkojmë në banjë të fshihemi nga para mbrapa. Përndryshe, ekziston rreziku që të transferojmë bakteret intestinale në zonën vaginale. Pastrimi tërësor i zonës së ndjeshme është shumë i rëndësishëm për një shëndet të mirë gjinekologjik në çdo moshë dhe në çdo fazë të jetës. Pecetat e lagura për higjienën e zonës intime të grave EveryDay Fresh, me ekstrakte të aloes dhe kamomilit, pastrojnë me butësi dhe ofrojnë një ndjesi unike freskie ndërkohë që ndihmojnë në ruajtjen e pH normal të zonës së ndjeshme.

3. Pecetat higjienike: Zgjedhja e të brendshmeve të përshtatshme është shumë e rëndësishme për të ruajtur një higjienë të mirë të zonës intime. Të brendshmet prej pambuku, ndryshe nga ato sintetike, lejojnë lëkurën që të marrë frymë dhe në këtë mënyrë e mbrojnë nga krijimi i temperaturës së lartë, e cila në kombinim me fërkimin e ushtruar mbi zonën intime , mund të krijojë një mjedis të favorshëm për irritimet dhe infeksionet. Por nëse ka ditë kur nuk ndaheni dot  nga të brendshmet tuaja sintetike , mund të përdorni peceta higjienike. Pecetat higjienike, nëse ndërrohen shpesh, kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të zonës intime. Duke qenë se ato janë në kontakt me lëkurën për një kohë të gjatë, është e rëndësishme që të përdorni   materiale që janë miqësore për lëkurën dhe e mbrojnë atë nga irritimi. Pecetat higjienike EveryDay All Cotton janë të vetmet që kanë një shtresë të sipërme 100% pambuk Në këtë mënyrë ato ofrojnë mbrojtje higjienike ndërkohë që ofrojnë kujdes të përditshëm natyral për lëkurën tuaj. Në rastet kur duhet t’i mbani gjatë ose për rrjedhje të lehta, ju sugjerojmë që të provoni pecetat higjienike EveryDay All Cotton Extra Long të cilat kanë gjatësi shtesë, dhe falë fibrave të tyre thithëse, mbajnë një sasi më të madhe lagështire, ndërkohë që kontribuojnë në zvogëlimin e aromave të pakëndshme.

Në këtë mënyrë, garanton mbrojtje higjienike për zonën intime, ndërkohë që kujdesesh për veten dhe  fëmijën tënd në mënyrën më natyrale.

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani