Cikli i jetës

Puberteti

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Higjiena gjatë periodave

Higjiena gjatë periodave

Gjatë periodave, higjiena personale është një nga gjërat më të rëndësishme për të cilën duhet të kujdeseni . Zona e ndjeshme mund të irritohet shumë lehtë për shkak të lagështisë dhe fërkimit gjatë lëvizjes. Prandaj, rregullat e higjienës personale duhet të respektohen me përpikëri dhe ju duhet të ndërroni pecetat tuaja rregullisht. Kjo do të ndihmojë jo vetëm për të ruajtur shëndetin e zonës së ndjeshme, por gjithashtu do të bëjë që ju të ndjeheni shumë rehat dhe të freskëta.

Çfarë mund të bëni për të pasur ketë rehati me veten tuaj?

• Lahuni çdo ditë me intimo të lëngshme të projektuar posaçërisht për zonën e ndjeshme dhe me ujë të bollshëm.

• Bëni një dush më mirë se larje në vaskë.

• Zgjidhni produktet e higjienës personale të projektuara për lëkurë miqësore. Sipas një studimi të zhvilluar në vendin tonë, 25% e grave vuajnë nga acarim në zonën e ndjeshme gjatë periodave të tyre, kjo për shkak të materialit i cili mbulon pecetat. Pecetat higjenike Everyday Sensitive ofrojnë mbrojtje të plotë higjienike pa acarim, në sajë të mbulesës së sipërme higjenike shumë të butë  i cili është miqësor me lëkurën.

• Noti nuk është i ndaluar, por është mirë që të ndiqni disa rregulla, të tilla si: sigurohuni që plazhi të jetë i pastër, evitoni kontaktin me rërën, mos qëndroni me rroba banje të lagura etj

• Gjithmonë fshihuni në mënyrë të drejtë (nga para pas) për të mos transferuar mikrobet në vaginën tuaj.

• Jeni të kujdesshme veçanërisht kur  përdorni WC-të publike.

• Mos huazoni kurrë të brendshme, kostume banje dhe peshqir.

• Shmangni pantallonat e ngushta.

• Preferoni të brendshme pambuku. Materialet sintetike “e ngrohin” zonën duke e djersitur dhe e bëjnë atë më të prekshëm ndaj infeksioneve.

• Është shumë e rëndësishme që të brendshmet të jenë tërësisht të shpëlara mirë sepse ndonjëherë detergjentet dhe zbutësat  mund të shkaktojë irritim.

Posaçërisht për përdorim të përditshëm, pecetat ditore me  një mbulesë 100% pambuk, të tilla si Everyday All Cotton dhe Everyday  Cotton Fresh  janë ideale, pasi lëkura juaj bie në kontakt me një material 100% natyral dhe për këtë arsye është e sigurt.

In collaboration with Dr Olga. E. Bikou, Obstetrician_Surgeon-Gynaecologist

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani