Cikli i jetës

Puberteti

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Çdo gjë që duhet të dini rreth ciklit tuaj

Çdo gjë që duhet të dini rreth ciklit tuaj

Një cikël normal zgjat 28 ditë. Fillon në ditën e parë të ciklit dhe mbaron në ditën para se të fillojë cikli tjetër. Normalisht ovulimi ndodh në ditën e 14 të ciklit, ndërsa ditët fertile janë zakonisht dita e 11-të,12-të dhe e 13-të. Megjithatë një ovulim prematurë mund të ndodh në ditën e 7-të ose të 8-të, apo disa ditë më vonë, rreth ditës së 18-të ose 19-të.

Zakonisht, gjatë pubertetit, kohëzgjatja e periudhës së periodave është rreth 7 ditë. Por me rritjen e moshës, ajo do të fillojë të stabilizohet në  4-5 ditë.

Sasia e madhe e gjakut është shumë e zakonshme gjatë pubertetit. Gradualisht, ajo do të fillojë të stabilizohet.

Herën e parë mund të mos keni një cikël të rregullt. Kjo është krejtësisht normale. Në fakt, është e rrallë që në këtë moshë të keni një cikël të qëndrueshëm prej 28 ditësh. Kjo mund të ndodhë, pas një periudhe prej 2-3 mujore apo edhe dy herë brenda një muaji. Megjithatë, nëse periodat nuk janë të qëndrueshme për një kohë të gjatë, është e këshillueshme të vizitoheni te  një gjinekolog.

Rritja e hormoneve ka gjasa të sjellë edhe ndryshime të humorit. Ju edhe mund të ndjeni disa dhimbje barku, dhimbje koke ose të përziera. Këto janë simptomat normale të periodave, intensiteti i të cilës ndryshon nga gruaja në grua. Sigurisht këto janë dhimbje të pazakonshme për ju dhe shumë të pakëndshme. Por ju mund të minimizoni dhimbjet e periodave!

Pije e nxehtë, kompresa të ngrohta apo një jastëk të ngrohtë në bark do të lehtësojnë dhimbjet tuaja mjaftueshëm kur ju jeni në shtëpi. Nëse doni të dilni, konsultohuni me gjinekologun tuaj për tableta ndaj dhimbjes.

Zgjidhja më e mirë megjithatë është sporti dhe gjimnastika! Mos i ndërprisni gjatë periudhës së periodave, pasi ato do tu ndihmojnë për tu përballur më mirë me  periodat e pakëndshme.

In collaboration with Dr Olga. E. Bikou, Obstetrician_Surgeon-Gynaecologist

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani