Por si mund të përballemi me PMS?
Mirë … zbuluam se çfarë është PMS… por si mund të përballemi me të?
Dhe në këtë rast mënyra më efektive për t’u marrë me simptomat e PMS është të përvetsojmë zakone të shëndetshme jetese, dhe si një masë paraprake dhe si trajtim.
1. Të ushtrohemi rregullisht 3-4 herë në javë, jo vetëm përmirëson humorin, por edhe ju ndihmon në fizikun tuaj. Hormoni endorphin i çliruar nga aktiviteti fizik, por edhe nga përmirësimi i qarkullimit të gjakut, që ai sjell, janë faktorët të cilët ndihmojnë gratë që të kenë më pak dhimbje.
2. Një dietë e shëndetshme gjithashtu ndihmon në trajtimin e simptomave të PMS. Rritja e konsumit të sheqerit, kripës, kafeinës ose alkoolit, intensifikojnë këto dhimbje. Në vend të kësaj, një dietë e balancuar, e pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore, ndihmon në ruajtjen e shëndetit tuaj të mirë dhe kontribuon në reduktimin e dhimbjeve.
3. Shumë ujë! Edhe pse nuk ka vlera ushqyese, është e nevojshme për funksionimin e duhur të trupit tuaj, pasi ai është tretës, në të cilën treten të gjithë ushqyesit e tjerë nga dieta juaj, rregullon temperaturën e trupit tuaj, ndërsa gjithashtu ofron ndjenjën e energjisë së lartë dhe vitalitet, nëpërmjet hidratimit të mirë të trupit.
Kujdesuni për trupin tuaj … dhe trupi juaj do të kujdeset për ju!