Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Duaje veten e re

Duaje veten e re

Adoleshenca është një periudhë emocionuese, gjatë së cilës ndodhin mjaft ndryshime fizike dhe psikologjike. Trupi ju bëhet më i rrumbullakosur dhe shndërrohet gradualisht në trupin e një gruaje. Kjo do të thotë se jeni e shëndetshme dhe se po zhvilloheni siç duhet. Megjithatë, ndonjëherë mund të ndiheni çuditshëm e madje të pakënaqura me trupin tuaj që ndryshon.

Gjatë kësaj faze kalimtare të adoleshencës, qëllimi juaj është që t’i pranoni këto ndryshime që i ndodhin gradualisht trupit tuaj dhe të krijoni një marrëdhënie harmonike  me veten dhe me pamjen tuaj të re. Përveç kësaj, nëse e pëlqeni veten dhe nëse ndiheni mirë me trupin tuaj, nuk do t’ju interesojë mendimi i të tjerëve.

Gjatë kohës që përpiqeni që ta pëlqeni veten apo të pëlqeheni nga të tjerët, ndoshta eksperimentoni me dietat dhe mund të bini ndjeshëm në peshë. Mund të mbani edhe dieta të rrezikshme apo të tepruara pa mbikëqyrjen e një specialisti ushqyerjeje. Prandaj, është e rëndësishme që të informoheni rreth çrregullimeve të të ngrënit dhe të keni parasysh se çrregullimet e të ngrënit mund të ndodhin e të rriten pa u vënë re fare, duke ndryshuar kështu si realitetin, ashtu edhe qëllimet tuaja.

Nëse keni ide “të çuditshme” rreth ushqyerjes dhe për mënyrën se si t’i trajtoni ato, nëse provokoni të vjella, nëse përdorni medikamente për të rënë në peshë, nëse ndiqni programe palestre, nëse kaloni gjithmonë e më shumë kohë duke bërë ushtrime fizike apo nëse jeni të fiksuar vazhdimisht me rënien në peshë duke lënë pas dore aspekte të tjera të jetës suaj, flisni me familjarët  dhe konsultohuni me një pediatër.

Është vërtet e rëndësishme të dini se ushqyerja është si lënda djegëse që e bën trupin tuaj të funksionojë. Të privuarit e trupit tuaj nga ushqimi mund të jetë një lloj ndëshkimi ose edhe një mënyre vetë-torturimi.

Mos harroni se trupi juaj jeni vetë ju. Është mjeti përmes të cilit ju mund të shpreheni dhe të komunikoni. Trupi juaj ka nevojë për kujdes dhe për dashuri, prandaj edhe duhet të tregoheni të dashur me të dhe ta ruani shëndetin e mirë që keni.

Në bashkëpunim me:

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikologe, Bashkëpunëtore Shkencore e Shoqatës Greke të Mjekësisë për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani