Puberty icon

Puberteti

Mos harroni parandalimin shëndetësor

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Vaksina kundër virusit HPV

Vaksina kundër virusit HPV

Vaksina kundër virusit human papilloma (HPV)

Vasileios Karountzos, Efthimios Deligeoroglou, Artemis Tsitsika

 

Puberteti është një fazë kalimtare nga fëmijëria drejt moshës së rritur. Për t’u bërë një i rritur i shëndetshëm është e rëndësishme që të mbrosh shëndetin tënd duke përfunduar një cikël vaksinash gjatë fëmijërisë dhe moshës së rritur për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe viruset më të zakonshme që mund të infektojnë trupin tënd.

Virusi human papilloma (HPV) është një virus që zakonisht përhapet nëpërmjet kontaktit të ngushtë, lëkurë mbi lëkurë gjatë marrëdhënies seksuale nga i cili mund të infektohesh me lehtësi në të ardhmen. Ekzistojnë më shumë se 200 lloje të ndryshme të këtij virusi. Disa prej tyre mund të shkaktojnë lytha gjenitale, si tek organet gjenitale mashkullore ashtu edhe te ato femërore.

Ky virus është virusi më i transmetuar seksualisht në të gjithë botën dhe vlerësohet se 80% e individëve që kanë kontakte seksuale kanë shumë gjasa që të infektohen përpara moshës 50 vjeç. 99% e grave me kancer në qafën e mitrës kanë të paktën një nga llojet e HPV-së në qelizat e qafës së mitrës së tyre. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ato domosdoshmërish do të vuajnë nga kanceri i qafës së mitrës.

HPV-ja gjenitale zakonisht përhapet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale që kryhen pa prezervativ. Këto infeksione mund të transmetohen edhe në mënyra jo seksuale, si për shembull nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë ose lindjes. Ka edhe mënyra të tjera infektimi, të cilat ende po studiohen.

Shumica e vajzave infektohen nga ky virus gjatë fazave të hershme të jetës së tyre seksuale, duke qenë se ato janë më të cenuara se gratë më në moshë.

Tani ka vaksina që parandalojnë infektimin nga virusi human papilloma. Aplikimi i këtyre vaksinave që përmbajnë proteina të virusit, të cilat krijojnë antitrupa të veçantë në trupin tënd, ka filluar që në vitin 2002. Tashmë ekzistojnë dy vaksina: njëra që na mbron nga të dy llojet e virusit (16, 18), që janë përgjegjës për 70% të rasteve të kancerit në qafën e mitrës, dhe njëra që na mbron nga katër lloje të virusit (6, 11, 16, 18) dhe që ofron mbrojtje shtesë për 90% të llojeve të virusit human papilloma. Vaksina kryhet në një seri prej 3 dozash brenda një periudhe 6 mujore dhe në veçanti, Programi Kombëtar i Vaksinimit deklaron se për një vajzë të moshës 12-15 vjeç vaksina bëhet falas nga shteti, ndërsa nëse je një vajzë 16 vjeç ose më shumë, rekomandohet që të vaksinohesh menjëherë, edhe nëse nuk je vaksinuar më herët.

Si përfundim, edhe pse djemtë nuk kanë nevojë ta kryejnë këtë vaksinë, rekomandohet që ta kryejnë duke qenë se në shumë shtete të huaja vaksinimi i tyre tashmë ka filluar. Shumë shpejt do të prodhohet në masë një vaksinë e re, e cila do të parandalojë infektimin nga më shumë lloje të HPV-së.

Ndaj është e rëndësishme që t’i drejtohesh mjekut dhe të marrësh vaksinën kundër HPV-së që i përshtatet moshës tënde dhe të konsultohesh për çdo detaj tjetër.

Vassilios Karountzos

Mjek Obstetër dhe Gjinekolog, kandidati për PhD në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët



Efthymios Deligeoroglou

Profesor i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani