Puberty icon

Puberteti

Mos harroni parandalimin shëndetësor

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Çfarë e bën Pap testin të rëndësishëm

Çfarë e bën Pap testin të rëndësishëm

Çfarë e bën Pap testin të rëndësishëm

Vasileios Karountzos, Efthimios Deligeoroglou, Artemis Tsitsika

 

Gjatë pubertetit trupi yt rritet me shpejtësi në mënyrë që shumë shpejt të jetë trupi i një femre të rritur. Mitra dhe sistemi yt riprodhues po plotësohet gradualisht duke të përgatitur për amësinë. Ndërkohë ti fillon të shqetësohesh për probleme gjinekologjike. Një prej tyre është rreziku nga kanceri i qafës së mitrës.

Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetësisë kanceri i qafës së mitrës është lloji i tretë më i përhapur i kancerit në botë. Pothuajse 200 000 gra vdesin çdo vit, ndërkohë që 40 gra vdesin çdo ditë në Evropë nga ky lloj kanceri. Në Greqi, edhe pse nuk ka të dhëna të mjaftueshme, vlerësohet se çdo vit zbulohen 600 raste të reja të kancerit në qafën e mitrës. Është e rëndësishme të dish se Pap testi, bashkë me vaksinën kundër virusit human papilloma (HPV) ka ndihmuar në uljen e rasteve të kancerit në qafën e mitrës.

I ashtuquajturi “Papanikolaou test”, ose shkurt “Pap test” ka marrë emrin e mjekut të njohur grek, që e ka shpikur, Georgios Papanikolaou, i cili ka lindur në Kimi në vitin 1883 dhe ka vdekur në vitin 1963. Ky mjek, biolog dhe studiues i famshëm, si dhe pionier i patologjisë qelizore, duke zhvilluar një degë të re shkencore “citopatologjinë eksfoliative”, u bë i njohur në SHBA si në nivel klinik ashtu edhe studimor. Edhe pse ai nuk ka marrë Çmimin Nobel në Mjekësi, ai vazhdon të mbetet një gur themeli në parandalimin e kancerit në qafën e mitrës.

Edhe pse shumë vajza të moshës tënde duan ta shmangin këtë test duke qenë se u vjen turp ose kanë frikë se mund të ndiejnë dhimbje, ose ngaqë nuk e dinë se çfarë është PAP testi dhe cilat janë përfitimet prej tij, është shumë e rëndësishme që ta bëni këtë test një herë në vit pas marrëdhënies së parë seksuale. Procedura është e thjeshtë dhe shumë e lirë (mbulohet plotësisht nga sistemi i sigurimeve shëndetësore).

Ofruesi i kujdesit shëndetësor merr një kampion të qelizave në hyrje të qafës së mitrës, nga sipërfaqja e jashtme e qafës së mitrës dhe nga kanali i qafës së mitrës, duke përdorur një furçë të vogël. Nëse keni pasur rezultate normale nga një Pap test i mëparshëm, ekzaminimi zakonisht rekomandohet një herë në vit. Për të pasur rezultate më të mira Pap testi nuk duhet të kryhet kur personi është me menstruacione. Rekomandohet që të mos kryeni marrëdhënie seksuale për dy ose tre ditë përpara kryerjes së Pap testit.

Mos humbni më tepër kohë dhe mos e lini pas dore Pap testin vjetor. Kjo është një procedurë e thjeshtë, pa dhimbje dhe së bashku me vaksinën kundër virusit Human Papilloma (HPV) mund të parandalojë në kohë kancerin në qafën e mitrës.

Vassilios Karountzos

Mjek Obstetër dhe Gjinekolog, kandidati për PhD në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët



Efthymios Deligeoroglou

Profesor i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani