Puberty icon

Puberteti

Mos harroni parandalimin shëndetësor

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Takimi yt i parë me gjinekologun

Takimi yt i parë me gjinekologun

“Takimi yt i parë me gjinekologun”

Vasileios Karountzos, Efthimios Deligeoroglou, Artemis Tsitsika

Gjatë pubertetit trupi yt pëson shumë ndryshime si fizike edhe emocionale. Gjatë kësaj kohe mund të përjetoni probleme të ndryshme gjinekologjike, për shembull, dhimbje gjatë menstruacioneve dhe/ose çrregullime menstruale, shkarkime vaginale të tepërta, rritje të tepërta të qimeve të trupit. Në këto raste vizita tek një obstetër i specializuar për fëmijë do të të ndihmojë për të parandaluar simptoma të ngjashme dhe probleme të mundshme.

Sipas udhëzuesve të Kolegjit Amerikan të Obstetrisë dhe Gjinekologjisë, vizita e parë te një obstetër për fëmijë duhet të bëhet rreth moshës 13-15 vjeç. Megjithatë, ajo mund të shtyhet deri në moshën 21 vjeç nëse nuk ka çrregullime.

Ideja e vizitës te një gjinekolog mund të të bëjë të kesh turp ose të mos ndihesh rehat, megjithatë, një obstetër i specializuar për fëmijë i kupton këto ndjenja dhe do të të ndihmojë t’i përballosh. Ai gjithashtu do të të ndihmojë të kuptosh trupin dhe sistemin tënd riprodhues për shëndetin dhe mirëqenien tënde në të ardhmen. Këtu ti ke mundësinë të diskutosh për gjërat që të shqetësojnë, të cilat nuk dëshiron t’i bisedosh me prindërit ose pediatrin tënd, si metodat kontraceptive, sëmundjet seksualisht të transmetueshme ose pyetjet që ke për marrëdhënien e parë seksuale. Madje, për vajzat e moshës tënde kjo vizitë mund të jetë një mundësi për të bërë “një bisedë të sinqertë dhe të hapur” me prindërit e tyre për të pasur një jetë seksuale aktive, ku përfshihen praktikat seksuale, shmangia e shtatzënisë dhe parandalimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Gjithashtu, vizita te obstetri për fëmijë të jep mundësinë që të mbledhësh informacione të vlefshme dhe të vyera në lidhje me ndryshimet që pëson trupi yt. Gjinekologu do të diskutojë me ty për aknet, parregullsitë e mundshme të periodave, rritjen e gjoksit, rritjen e qimeve të trupit ose aknet, dietën tënde, veprimtarinë tënde seksuale, metodat kontraceptive dhe do të zgjerojë njohuritë e tua për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ti gjithashtu mund të bisedosh për çdo problem shëndetësor, historikun mjekësor të familjes tënde dhe shëndetin tënd seksual dhe të marrësh përgjigje për të gjitha pyetjet e tua. Ekzaminimi ndryshon në varësi të faktit nëse një vajzë është ose jo seksualisht aktive. Ai përfshin një ekzaminim të përgjithshëm fizik, të gjoksit, të gjëndrës tiroide, Pap test për vajzat seksualisht aktive. Gjatë ekzaminimit të një vajze adoleshente zakonisht kërkohet prania e një infermiereje ose e një anëtari të familjes (zakonisht nëna).

Takimi i parë me gjinekologun në fillim mund të jetë stresues dhe mund të të vërë në siklet. Megjithatë, është shumë i rëndësishëm për jetën tënde duke qenë se ndihmon kalimin në moshë të rritur, duke ruajtur një shëndet të mirë vaginal dhe duke parandaluar çrregullimet e mundshme.

Vassilios Karountzos

Mjek Obstetër dhe Gjinekolog, kandidati për PhD në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët



Efthymios Deligeoroglou

Profesor i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani