Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Xhelozia

Xhelozia

Xhelozia i përkeqëson gjërat

Vasiliki Dimitrakopoulou

 

Gjatë pubertetit mungesa e ekuilibrit të hormoneve ndikon në humorin dhe emocionet tuaja. Ndjenjat tuaja mund të ndryshojnë brenda natës dhe ju keni tendencën të përjetoni tej mase gjithçka. Çfarë ndodh nëse përjetoni ndjenja të forta negative si xhelozia?

Xhelozia mund ta shkatërrojë miqësinë. Kur jemi xheloz për diçka që një person tjetër ka ndërkohë që ne nuk e kemi, mund të na lindë dëshira ta lëndojmë atë. Është një emocion që të gjithë e kemi përjetuar në një pikëjetës sonë. Kur ndiheni kështu, është e vështirë të vendosni se çfarë të bëni dhe keni ndjesinë sikur po ju bëhet një padrejtësi. Nëse mendoni për të gjitha gjërat që ju bëjnë të ndjeheni mirë, ndihmon shumë. Duhet të vlerësoni atë që keni në jetë.

Ndonjëherë ju duket e vështirë ta ndani me miqtë tuaj. Ju doni t’i mbani përbrenda ndjenjat tuaja. Kur një mikja juaj zë një mike të re apo krijon marrëdhënie me një djalë, përpiquni t’i kontrolloni ndjenjat tuaja. Vetëm sepse mikja juaj ka zënë një shoqe apo një shok të ri, nuk do të thotë se ajo nuk e vlerëson miqësinë me ju. Dhe as që ju do më pak. Ajo thjesht do edhe një person tjetër po aq sa ju do edhe ju. Edhe ju mund ta takoni këtë vajzë të re dhe të bëheni shoqe. Nga ana tjetër, nëse ju krijoni një marrëdhënie dhe shoqja juaj bëhet xheloze, tregoni mirëkuptim dhe përpiquni t’ia shpjegoni këtë gjë asaj.

Xhelozia është një emocion shumë i fuqishëm që mund t’ju bëjë të ndiheni të trishtuar, në ankth dhe të vetmuar. Imagjinata juaj egërsohet. Preferoni më mirë të rrini vetëm sesa me miqtë. Nëse ndiheni ndonjëherë kështu, mos e mbani përbrenda. Provoni të flisni për këtë gjë me një person më të madh se ju tek i cili keni besim. Pyeteni veten se çfarë ju bën vërtet xheloz. Mund t’ju duhet kohë të qartësoni mendimet tuaja, të gjeni se çfarë ju shqetëson dhe t’u jepni përgjigje pyetjeve tuaja.

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani