Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Fytyrat tuaja të shumta

Fytyrat tuaja të shumta

Fytyrat tuaja të shumta

Vasiliki Dimitrakopoulou

 

Gjatë adoleshencës, ju zbuloni veten dhe përpiqeni të formoni personalitetin tuaj. Ndoshta keni ndjesinë se ka shumë pjesë të vetes tuaj që ende nuk i keni zbuluar.

Për shumë njerëz, të pasurit shumë fytyra është një përvojë e zakonshme. Çdo mëngjes, kur ngriheni nga shtrati, zgjoheni, mund të ndjeheni pak të çorientuar, dhe kjo mund të jetë fytyra juaj e ftohtë. Kur përjetoni momente përkëdhelie, atëherë mund të shfaqni fytyrën tuaj plot me dashuri, ndërsa kur mendoni me veten tuaj për ndonjë gjë, dukeni në mëdyshje. Po ashtu mund të shfaqni një fytyrë të lumtur, kur ndjeheni të lumtur, fytyrë të lodhur, kur jeni të lodhur, fytyrë të trishtuar apo të zemëruar kur lëndoheni apo ndiheni të gjykuar. Nëse ndjeni apo bëni ndonjë gjë të pamend, me siguri që do të shfaqni një fytyrë qesharake.

Të gjitha këto fytyra janë pjesë e jetës tuaj. Nuk është nevoja të bëni dallimin e fytyrave të drejta nga ato të gabuara. Të gjithë fytyrat përfshijnë energjinë tuaj dhe kanë njësoj rëndësi, kanë shumë përdorime dhe secila prej tyre është në harmoni me tjetrën për të mirën tuaj. Ju sugjeroj të bëni një listë me të gjitha fytyrat e ndryshme brenda jush, ato që ju pëlqejnë dhe ato që nuk ju pëlqejnë deri tani.

Shumë fytyrat tona janë të gjitha pjesë e vetvetes dhe është shumë e rëndësishme t’i njohim dhe t’i pranojmë, qofshin ato të mira apo të këqija. Ne kemi nevojë për të gjitha ato dhe të gjitha na shërbejnë për një qëllimi kur shfaqen. Është lehtësuese të jeni të vetëdijshëm për çdo pjesë të vetvetes dhe të mos përpiqeni të kufizoni mendimet dhe bindjet tuaja.

Përveç kësaj, duke njohur dhe vlerësuar të gjitha aspektet e vetes, ju ndihmon të vlerësoni më shumë fytyrat e njerëzve të tjerë, për t’u afruar më shumë drejt qëllimit tuaj, për t’u afruar më shumë me të tjerët. Megjithatë, është e vështirë të vlerësosh veten dhe të tjerët, kur gjatë gjithë kohës jemi duke i kritikuar.

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani