Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Frika

Frika

Çfarë frike fshihet pas justifikimeve

Vasiliki Dimitrakopoulou

Gjatë adoleshencës keni më shumë detyrime në shkollë dhe prindërit, miqtë, mësuesit, trajnerët tuaj presin më shumë nga ju. Çfarë ndodh kur nuk keni dëshirë të bëni detyrat tuaja?

Pretekstet janë një formë dinake e mohimit, që mund të përdoren në situata të ndryshme. Zakonisht, ato ju japin justifikime, alibi, arsyetime apo përralla për të shpjeguar arsyen pse keni bërë apo nuk keni bërë atë që donit. Pretekstet mund t’ju mbajnë në gjendje mohimi. Ju i përdorni ato për të shmangur përballjen me diçka që ju frikëson. Shpesh, kjo mund të jetë “frika nga dështimi”, “frika se mos kritikoheni” apo edhe “frika se mos i kushtoni shumë përpjekje dhe se mos lodheni”, kështu që zakonisht ju zgjidhni rrugën më të lehtë.

Në këtë pikë, ju përpiqeni të gjeni disa justifikime të arsyeshme për ta shmangur këtë. E filloni duke mos bërë detyrat e përditshme të shtëpisë apo duke mos studiuar kapitullin e sotëm në histori, pasi në fund të fundit nuk është ndonjë problem i madh. Kur ndodh kjo, fillon të prishësh programin edhe për ditët që vijnë. Pra, sapo dikush ju kujton detyrimet tuaja, ju filloni një listë pafund justifikimesh të kota si:

“Nuk kam kohë”

“Nuk di si ta bëj”

“Ndihem shumë i dobët”

“Nuk më intereson”

“Nuk është problem”

“Nuk kam detyra për sot”

“Nuk e dija që kishim detyra”

Zakonisht, ju zgjidhni justifikime të përshtatshme që mund t’i përdorni gjithmonë për ndonjë gjë. Kur përdorni këto pretekste, ndonjëherë mund ta bëni edhe në raste të tjera, pa qenë të vetëdijshëm dhe mësoheni me këtë gjë. Kur vjen fjala për shëndetin për shembull, pretekstet tuaja mund të jenë të tilla si:

“Oh, s’është ndonjë gjë e madhe”

“Nëse nuk i kushtoj rëndësi, do të më kalojë”

“Doktori do të më lëndojë”

“Do të shërohet vetë”

“Do caktoj një takim pak më vonë sepse tani nuk kam kohë”

Si shmangia ashtu edhe mohimi i përballjes me problemin ju mban larg nga ajo që ju vërtetë keni frikë se mund të ndodhë, nëse nuk përmbushni detyrimet tuaja dhe nëse nuk përballeni me frikën tuaj.

Megjithatë, për të ruajtur shëndetin mendor, për të arritur qëllimet tuaja dhe për të përparuar me sukses në jetë, duhet të përballeni me frikërat tuaja të vërteta. Përveç kësaj, nëse nuk mësoni sesi të përballeni me problemet tuaja, ato nuk do të largohen vetë. Hapi i parë për të kapërcyer frikën tuaj është të pranoni se çfarë ju frikëson.

Mund të kërkoni ndihmë nëse keni probleme me studimet, diskutojeni problemin me mësuesin tuaj, ose me kujdestarin, edhe nëse bëhet fjalë për marrëdhëniet tuaja personale me shokët e shkollës, ose kërkoni ndihmë nga një specialist për të kapërcyer atë çka ju frikëson më shumë.

Është e rëndësishme që gjithmonë të tregoheni optimist dhe mos harroni se gjithmonë ka një zgjidhje për çdo problem.

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani