Puberty icon

Puberteti

Të mësuarit e kontrollit të ndjenjave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Ankthi

Ankthi

ANKTHI: A është gjithmonë ai armiku?

Vasiliki Dimitrakopoulou, Artemis Tsistsika

 

Adoleshenca është një fazë kalimtare, gjatë së cilës, ndërsa mësoni gjëra të reja dhe përpiqeni të zbuloni personalitetin tuaj, detyrimet tuaja të përditshme rriten (në shkollë, në shoqëri) dhe të tjerët (prindërit, mësuesit, miqtë) shpesh presin shumë nga ju. Kështu që ndonjëherë mund të ndiheni të stresuar gjatë përditshmërisë.

Ankthi nuk është gjithmonë diçka negative. Zakonisht ai krijohet sa herë që kemi ndonjë “detyrim” dhe ju ndihmon të përshtateni me rrethana të ndryshme.

Kur është në nivele mesatare, ankthi është një emocion krejtësisht normal që na ndihmon të jemi më të mirë në atë që bëjmë. Ankthi i tepruar shkakton shumë vështirësi në jetë.

“Frika se mos infektohesha nga ndonjë virus më bëri të laja duart gjatë gjithë kohës” Natasha, 13 vjeç.

“Ndihesha aq e stresuar gjatë gjithë kohës, duke u shqetësuar se mos më kritikonte njeri, isha shumë e shqetësuar për pamjen time, si më shikonin të tjerët, dhe në një moment fillova të mos shkoja më në aktivitete shoqërore ku kishte shumë njerëz dhe fillova të mos krijoja më miqësi të reja, as me vajza e as me djem “, Vicky, 14 vjeç.

 

Ankth normal apo ankth patologjik?

 

Ndonjëherë është e vështirë të bëni dallimin mes ankthit normal dhe atij patologjik.

Për të identifikuar ankthin patologjik, analizoni sesa parehati dhe mërzitje ju sjell ai dhe a bëhet ankthi shkak që ju të ndryshoni rutinën tuaj të përditshme.

Janë 4 pika bazë për të dalluar ankthin patologjik nga ankthi në nivele normale:

• Sa të stresuar ndiheni

•Sa shpesh ndodh kjo

• A keni filluar të shmangni gjërat që bënit më parë

• Nëse dilni jashtë kontrollit, reagoni në mënyrë të ekzagjeruar

 

Zakonisht, prindërit dhe miqtë tuaj mendojnë se dikush që ndihet në ankth, “është duke kaluar një moment të vështirë” ose “do t’i kalojë”. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Mund të keni nevojë për ndihmë profesionale për të ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe për të parë anën e mirë të gjërave.

“Mu desh pak kohë, por në fund vendosa të kërkoj ndihmë kur fillova të kisha probleme me gjumin, të shmangia veprimtaritë e mia të përditshme dhe kur arrita në atë pikë që fillova të izolohesha dhe të humbisja miqtë e mi. Vazhdimisht kërkoja që dikush të miratonte çdo lëvizje që bëja, ndjeja trishtim dhe pikëllim, kisha shpesh dhimbje barku dhe dhimbje koke “, Natalia, 15 vjeç.

Mundohuni ta doni dhe ta pranoni veten ashtu siç jeni, me pikat tuaja të forta dhe ato të dobëta. Kur ndjeheni mirë me veten, nuk keni pse të shqetësoheni për përshtypjen që lini apo sesi iu dukeni të tjerëve.

Gjithashtu, përpiquni t’i zëvendësoni shqetësimet tuaja me disa vetë-deklarata pozitive, që mund t’ia përsërisni vetes sa herë që nuk ndiheni mirë, si për shembull:

• “Mund të bëj çdo gjë që i vendos vetes detyrë”

• “Jam unik”

• “Çdo gjë do të shkojë mirë”

• “Çdo problem e ka një zgjidhje”

• “Të gjitha përpjekjet do të më shpërblehen”

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani