Miqësia
Miqtë…këta persona kaq të rëndësishëm.
Artemis Tsitsika, Vasiliki Dimitrakopoulou
Të gjithë kemi nevojë për miq. Veçanërisht, kur je adoleshent, ndjen se miqtë janë njerëzit më të rëndësishëm të jetës, sepse ju duket sikur ata ju kuptojnë edhe më mirë sesa prindërit.
Për t’u kujdesur për miqtë, kini parasysh:
• Jini gjithmonë të sinqertë.
• Jini të pavarur.
• Dëgjoni atë çka miqtë tuaj kanë për të thënë/praktikohuni që të jeni dëgjues i mirë
• Mos “flisni prapa krahëve”, dhe nëse nuk keni ndonjë gjë të mirë për të thënë, më mirë mos flisni fare.
• Tregohuni të sinqertë, por të rezervuar. Nuk keni pse të tregoheni fyes apo të vrazhdë.
• Tregoni vlerësim për miqtë tuaj dhe jepuni atyre kurajë.
• Të gjithë mund të kalojmë “kohëra të vështira”. Kur marrëdhënia juaj është në krizë, sigurohuni që të sqaroheni kur të dyja palët të jenë të qeta dhe mos e fajësoni njëri-tjetrin.
• Mundohuni ta shprehni sesi ndiheni.
Krijimi i miqësive nuk është diçka e lehtë për këdo. Por, as të ndiheni të vetmuar nuk është aspak e lehtë. Bëni hapin e parë!
• Mos gjykoni të tjerët me ngut, gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.
• Jini vetvetja në vend që të hiqeni si dikush tjetër apo të përpiqeni të jeni të përkryer.
• Pyetni se çfarë ju pëlqen atyre, si muzika apo sportet.
• Tregoni admirimin tuaj kur personi tjetër është i zoti në diçka.
Për një miqësi të mirë këshillohet që të dy palët të ndihen të barabartë. Nëse në ndonjë moment ndjeni se miku juaj ju bën presion apo ndjeni se jeni të detyruar të bëni diçka që nuk ju pëlqen vetëm sepse të gjithë miqtë tuaj e bëjnë atë gjë – për t’u ndjerë pjesë e grupit, bisedoni me një anëtar të familjes se si t’u qëndroni besnik parimeve tuaja. Duke qenë se janë përballur me situata të ngjashme, prindërit dhe vëllezërit/motrat tuaja më të mëdha mund t’ju japin këshilla për miqësitë e prishura.
Miqtë e vërtetë gjithmonë do t’ju vlerësojnë dhe respektojnë për atë që jeni në të vërtetë dhe do të lumturohen duke ju parë të lumtur.
Artemis TsitsikaProfesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët
Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët
Vassiliki Dimitrakopoulou
Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët