Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Vaji i ullirit

Vaji i ullirit

Miku ynë i quajtur vaj ulliri

Maria Skoura

 

Gjatë adoleshencës, ju fitoni zakone dhe njohuri për gjithë jetën. Nëse keni zakone të shëndetshme ushqyerje, do të thotë të bëni një jetë më të shëndetshme.

Përdorimi i vajit të ullirit në dietën tonë është një tjetër zakon i shëndetshëm ushqyes. Solon e përshkruan pemën e ullirit si “dhurata më e madhe për të gjitha llojet e trajtimit”.

Trupi juaj mund të përfitojë shumë nga vaji i ullirit, i cili është përbërës kryesor i Dietës Mesdhetare. Vlerat e tij të larta ushqyese dhe biologjike e rendisin atë ndër 10 produktet ushqimore më të dobishme. Ai është i pasur me lëndë ushqyese dhe vitamina me vlerë dhe e mbron trupin.

Përfitimet ditore të vajit të ullirit për shëndetin:

Kontribuon në funksionimin e mirë konjitiv të trurit, si dhe i ruan kockat e forta, veçanërisht te të rinjtë, sepse ndihmon trupin të përthithë kalciumin.

Mbron stomakun dhe sistemin e tretjes, duke ulur rrezikun e ulcerës dhe gastritit.

Përmban vitaminë E, që mbron lëkurën nga rrezatimi dhe e bën atë të duket më e ndritshme.

Ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, në sajë të përbërësve të tij ushqyes, (si skoualene), të cilat absorbohen nga lëkura.

Ndihmon në parandalimin e kancerit, pasi mbron qelizat dhe ADN-në nga çdo ndryshim i mundshëm.

Këshilla për përdorimin e tij:

 Përdoreni si burim kryesor të yndyrës në çdo vakt.

Është i jashtëzakonshëm për t’u përdorur në kuzhinë, sepse nuk oksidohet në temperatura të larta

Kur përdoret i pa-gatuar, në sallatë dhe me bukë, në sajë të përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe substancave antioksiduese të kombinuara me antioksidant të perimeve, (p.sh. vitamina C nga perimet dhe sallatat dhe vitamina E nga vaji i ullirit) ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave në mënyrë më efektive.

Përdoreni me salcë domatesh të freskëta, kos (salsë kosi), salcë me hudhra, madje edhe me majonezë të bërë vetë.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani