Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Mitet e të ushqyerit

Mitet e të ushqyerit

Legjendat urbane për ushqyerjen

Maria Skoura

Gjatë pubertetit, ekspozimi në mediat sociale, veçanërisht në internet, është i zakonshëm, sidomos kur bëhet fjalë për informacione në lidhje me ushqyerjen. Ka shumë informacione në këtë fushë, që i marrim nga televizori, revistat dhe gazetat, si dhe nga interneti. Për fat të keq, shumicën e kohës informacioni në lidhje me të ushqyerit është i rremë, pasi në internet të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre pa qenë ekspert. Prandaj, mitet për ushqimin krijohen lehtë, duke e bërë edhe më të vështirë për ekspertët që t’i demaskojnë ato. Ekzistojnë kaq shumë legjenda urbane të përhapura rreth ushqimit që përcillen nga njëri brez në tjetrin, saqë mund të kalojnë shumë vite deri sa ato të vërtetohen si çorientuese dhe të demaskohen. Zgjidhja për këtë problem është t’i drejtoheni një eksperti të fushës ose t’u besoni studimeve me vlera shkencore dhe cilësi të lartë. Le të shohim disa legjenda urbane çorientuese për ushqyerjen:

 

• “Buka ju shëndosh”

Mit. Buka është pjesë thelbësore e Dietës Mesdhetare dhe, bashkë me ushqime të tjera me niseshte si makaronat, orizi, drithërat, etj., konsumohet çdo ditë. Duhet të kemi kujdes që të mos e konsumojmë me tepricë gjatë vakteve. Buka, sidomos ajo integrale, e cila ka kalori njëlloj si ajo e bardha, na siguron vitaminën B, si dhe fibra bimore, të cilat janë thelbësore për funksionimin optimal të trupit tonë.

• “Ata që kanë nivele të larta kolesteroli nuk duhet të hanë vezë”

Mit. Vezët janë burim i jashtëzakonshëm i proteinave me vlerë të lartë biologjike dhe vitaminave B12, B2, D, por edhe i kolesterolit. Po t’i konsumoni me mençuri, nuk ka asnjë arsye për t’i përjashtuar ato nga dieta tuaj. Adoleshentët e shëndetshëm me nivele normale kolesteroli mund të konsumojnë deri 4 kokrra në javë. Nëse për ndonjë arsye vuani nga nivele të larta kolesteroli, 2 kokrra në javë janë të mjaftueshme.

• “Sheqeri ngjyrë kafe ka më pak kalori se ai i bardhi”

Mit. Sheqeri ngjyrë kafe ka kalori njëlloj si ai i bardhi. Ajo çka e bën atë superior është fakti se përmban disa ushqyes thelbësor, si kalciumi, magnezi, kaliumi dhe natriumi.

• “Vaji bimor ka më pak kalori sesa vaji i ullirit”

Mit. Vaji i ullirit ka saktësisht të njëjtat kalori si vajrat bimorë, si dhe yndyrnat e tjera (p.sh. gjalpi). I gjithë dallimi mes vajit të ullirit dhe vajrave të tjerë qëndron te vlerat e tij ushqyese, pasi ai është i pasur me vitaminë E dhe shumë substanca të tjera antioksidante.

• “Produktet e lehta nuk kanë kalori dhe janë zgjidhje për problemin e obesitetit”

Mit. Produktet me pak yndyrë nuk e zgjidhin problemin e obezitetit. Ato mund të përdoren për të zëvendësuar ushqime të tjera me nivele të larta yndyre dhe rrjedhimisht ju ndihmojnë të bini në peshë. Mënyra më e shëndetshëm për të rënë në peshë është të kufizoni konsumin e përditshëm të kalorive dhe të bëni veprimtari të shëndetshme fizike.

Mos harroni se nuk ka ushqime “të mira” apo “të këqija”, që na “shëndoshin” dhe as ushqime që na “dobësojnë”. Ka zakone ushqyerje të mira dhe të këqija. Dieta ideale bazohet në Piramidën e Dietës Mesdhetare dhe përfshin ushqime të ndryshme.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani