Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Kolesteroli i mirë dhe i keq

Kolesteroli i mirë dhe i keq

Kolesteroli i mirë dhe i keq

Maria Skoura

Kohët e fundit ka pasur një rritje të përqindjes së individëve me nivele të larta të kolesterolit, madje edhe te fëmijët dhe adoleshentët. Kjo ndodh për shkak të zakoneve të të ushqyerit në familjet greke. Megjithatë, adoleshentët mund të informohen siç duhet për të shmangur gabimet që prindërit e tyre bëjnë në dietën e tyre dhe për të ruajtur nivelet normale të kolesterolit.

Kolesteroli është një molekulë lipide që gjendet në gjakun e njeriut dhe në të gjitha qelizat e trupit tuaj. Ai është një përbërës thelbësor strukturor i membranave qelizore, hormoneve dhe indeve të caktuara. Kur gjendet në nivele të larta, mund të shkaktojë formimin e pllakëzave në arteriet tuaja dhe të shkaktojë sëmundje të zemrës, si dhe probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Ekzistojnë dy burimet kryesore të kolesterolit, të ushqyerit dhe vetë trupi tuaj. Kolesteroli prodhohet nga mëlçia për të mbuluar disa nevoja të trupit, por gjithashtu gjendet edhe në disa ushqime, si për shembull mishi, vezët, shpendët, peshku, frutat e detit dhe produktet e qumështit. Ushqimet bimore, si për shembull frutat, perimet, drithërat, frutat e thata dhe farat, janë pa kolesterol. Prandaj, ajo çka mund të ulë nivelin e kolesterolit është ndryshimi i zakoneve të të ushqyerit.

Ka dy lloje të rëndësishme lipoproteinash që transportojnë kolesterolin drejt dhe nga qelizat:

• Lipoproteina me dëndësi të vogël (Low Density Lipoprotein – LDL) ose kolesteroli i keq

• Lipoproteina me dëndësi të madhe (High Density Lipoprotein – HDL) ose kolesteroli i mirë

Nivelet e larta të kolesterolit LDL shkaktojnë formimin e pllakëzave, një depozitë e trashë dhe e fortë që mund të bllokojë artieriet, t’i bëjë ato më pak elastike dhe t’i ngushtojë ato (arterioskleroza), çka mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe trombozë. Kjo është arsyeja pse kolesteroli LDL quhet ndryshe edhe kolesteroli “i keq”.

 

HDL vepron si pastrues, duke e larguar kolesterolin “e keq” LDL nga gjaku dhe duke mos e lejuar të depozitohet në arteriet tuaja. Gjithashtu, ai e mban LDL-në në nivele të ulëta. Kjo është arsyeja pse kolesteroli HDL konsiderohet si kolesterol “i mirë”.

 

Më poshtë do të gjeni një tabelë të niveleve normale të kolesterolit.

Nivelet normale të kolesterolit

Kolesteroli
Mg/dL* Nivelet
<200 normale
200-239 më i lartë se norma
>240 i lartë
Kolesteroli («i keq») LDL
Mg/dL Nivelet
<100 normale
100-129 pothuajse normal
130-159 më i lartë se norma
160-189 i lartë
>190 shumë i lartë
Kolesteroli («i mirë») HDL
Mg/dL Nivelet
<40 i ulët
>60 i lartë
* mg/dl

 

Burimet kryesore të kolesterolit të keq janë mishi i kuq, gjalpi, ushqimet e përpunuara, biskotat, patatinat, brioshët dhe ushqimet e skuqura. Të gjitha ushqimet e lartpërmendura duhet të shmangen në rast se doni të ulni nivelet e kolesterolit LDL.

Sa më i lartë të jetë niveli i kolesterolit HDL, aq më mirë është. Nivelet e kolesterolit të mirë në gjak mund të ngrihen nga:

Rënia në peshë. Obeziteti së bashku me rritjen e kolesterolit të keq (LDL) mund të shkaktojë rënie të nivelit të kolesterolit të mirë (HDL). Humbja e yndyrnave shtesë dhe veçanërisht ato yndyrna rreth barkut mund të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë.

Ushtrimet fizike. Ushtrimet fizike, kryesisht aerobia, duke përfshirë ecjen, vrapin e lehtë dhe çiklizmin, rrisin nivelet e kolesterolit të mirë.

Përdorimin i yndyrave mono-të-pangopura në dietë. Vaji i farave është burim i mirë i yndyrave mono-të-pangopura. Më mirë të përdorni vaj ulliri, një përbërës kryesor i dietës mesdhetare, në vend të gjalpit.

Shmangia e trans-yndyrnave. Ushqimet e përpunuara si biskotat, ëmbëlsirat, patatinat, brioshët etj., janë burimet kryesore të këtyre yndyrnave. Shmangia e trans-yndyrnave mund të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë dhe të ulë ndjeshëm nivelet e kolesterolit të keq.

Shtimi i fibrave në dietë. Fibrat te frutat, perimet dhe produktet me fibra në përgjithësi rrisin nivelet e kolesterolit të mirë.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani