Puberty icon

Puberteti

Të informohem rreth trupit tim

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Kur është mosha e duhur për të filluar marrëdhëniet seksuale?

Kur është mosha e duhur për të filluar marrëdhëniet seksuale?

Tërheqja seksuale, romantizmi dhe dëshirat seksuale zakonisht fillojnë gjatë pubertetit. Kjo ndodh për shkak të hormoneve seksuale të adoleshencës. Këto hormone ekzistojnë në trupin tënd që në lindje, megjithatë, nivelet e tyre rriten ndjeshëm gjatë pubertetit.

“Zgjohet” dëshira seksuale dhe ti ndjen nevojën për ta zbuluar atë.

Këtu lind pyetja: “Kur është mosha e duhur për të filluar marrëdhëniet seksuale?” Mos harro se nuk duhet të nxitohesh. Kontakti seksual me personin e duhur, në kohën e duhur është një ngjarje shumë e rëndësishme e jetës, ndaj duhet të tregosh kujdes që të mos ketë pasoja negative që do të të ndjekin gjatë gjithë jetës.

10 arsye të gabuara për të nisur marrëdhëniet seksuale:

  1. Për kopjuar shoqet
  2. I dashuri më bën presion
  3. Për inat të prindërve
  4. Për t’u ndjerë e rritur
  5. Për kureshtje
  6. Për t’u pranuar nga miqtë
  7. Për shkak se kam pasiguri dhe frikë se mos humbas të dashurin
  8. Prej mërzitjes, prej dëshirës për të provuar diçka ndryshe
  9. Ngaqë nuk mund të them “jo”
  10. Të gjithë e bëjnë

 

Djemtë i tërheq personaliteti te një vajzë. Miqësia mes djemve dhe vajzave është më e rëndësishme se marrëdhënia seksuale.

Mos harro të mendohesh përpara se të veprosh, vëri veshin ndjenjave të tua. Të gjitha këto do të thonë se je “e pjekur”.

Çfarë të bën të ndihesh mirë?

Çfarë konsideron se është e drejtë?

Kur do të thoshe “jo”?

Si do të ndiheshe nëse të tjerët do të përfitonin nga ti?

Çfarë do të të bënte të kishe turp ose të ndiheshe me faj?

 

Po sikur i dashuri yt t’i jepte fund lidhjes suaj pasi të kryente marrëdhënie seksuale me ty? Si do të ndiheshe pas kësaj?

Gjatë pubertetit ti zakonisht vepron me impulsivitet. Teksa rritesh, bëhesh më e pjekur dhe e njëjta gjë ndodh edhe me pjesën konjitive të trurit tënd.

Kur të vijë koha e duhur:

• Merr informacione për metodat kontraceptive kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST)

• Mos kryej kurrë marrëdhënie seksuale pa përdorur prezervativ

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani