Menstruacionet...edhe pse mund duken si filmi i "frikshëm" i muajit, janë shumë të rëndësishme për natyrën femërore, pasi janë të lidhura me aftësinë për të lindur fëmijë. Endometri...shtresa e cila mbulon pjesën e brendshme të mitrës, përgatitet çdo muaj (duke u zgjeruar dhe pasuruar me lëndë ushqyese) për të pritur dhe zhvilluar potencialisht fetusin. Nëse asnjë vezë nuk fertilizohet, endometri bie në formën e menstruacionit, për të rifilluar procesin e zhvillimit endometrial të ciklit të ardhshëm. Kjo do të vazhdojë muaj pas muaji...
Një cikël normal menstrual, zgjat mesatarisht 28 ditë. Ai fillon ditën e parë të menstruacioneve dhe përfundon ditën para fillimit të menstruacioneve të ardhshme. Megjithatë, kjo nuk është e përcaktuar dhe në shumë raste menstruacionet mund të vijnë dhe midis ditës 21 dhe ditës së 45-të. Normalisht, ovulimi ndodh ditën e 14-të të ciklit, ndërsa ditët për fertilizim janë zakonisht dita e 11-të, e 12-të dhe e 13-të. Megjithatë, një ovulim i parakohshëm mund të ndodhë në ditën e 7-të ose të 8-të dhe po kështu një ovulim i vonuar mund të ndodhë në ditën e 18-të ose të 19-të. Me kalimin e viteve, cikli i menstruacioneve stabilizohet. Si rezultat, shumica e femrave mund të përllogaritin ciklin e tyre menstrual. Është e rëndësishme që kur cikli menstrual fillon, të mbani shënim datat e tij në një kalendar dhe në këtë mënyrë të shikoni sa i përpiktë është cikli juaj. Mbajtja shënim është shumë e dobishme, kur dëshironi të planifikoni vizitën tuaj të ardhshme tek gjinekologu, ose kur dëshironi të planifikoni pushimet tuaja...! Ju mund të përdorni përllogaritësin e menstruacioneve të EveryDay (linku) nëse doni të përllogaritni se kur do t’ju vijnë menstruacionet. Nëse menstruacionet tuaja janë të parregullta, ose vonojnë për më shumë se një javë, është e këshillueshme që të konsultoheni me një gjinekolog. Nëse keni një cikël të rregullt menstruacionesh dhe keni vonesë, shkak për këtë mund të jetë: shtatzënia (nëse keni kryer marrëdhënie seksuale), stresi, dieta apo humbja në peshë, stërvitja e tepruar apo fillimi i marrjes së ilaçeve së fundmi. Në çdo rast, nevojitet mendimi i një gjinekologu.
Gjatë menstruacioneve trupi ynë eliminon një pjesë të endometrit në formën e gjakut. Ngjyra e këtyre sekrecioneve ndryshon nga kafe në të kuqe të thellë. Ngjyra e menstruacioneve në fillim ose në fund të ciklit është kafe. Gjaku i mpiksur tregon një sasi të madhe të gjaku. Nëse kjo ndodh mjaft shpesh do të ishte një ide e mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj.
- gjakderdhje midis menstruacioneve
- amenorea: mungesa e menstruacioneve – menstruacione që mund të kenë filluar dhe ndaluar, ose që nuk kanë filluar fare
- dismenorea: menstruacione me dhimbje, shpesh të shoqëruara me krampe
- areomenorea: menstruacione shumë të rralla
- menoragjia: menstruacione me rrjedhje jashtëzakonisht të madhe
Këto anomali në menstruacione mund të shkaktohen nga:
- 90% e anomalive të menstruacioneve shkaktohen nga problemet hormonale.
- Shqetësimet psikologjike të shkaktuara nga ndryshimet në mjedisin e një gruaje (psh. shpërngulja në një shtet tjetër, shtëpi të re, zyrë te re), problemet personale, etj.
- Dietat strikte dhe të çekuilibruara me humbje peshe të shpejtë.
- Përdorimi i medikamenteve.
Dhimbjet dhe krampet në bark janë disa simptoma të zakonshme të menstruacioneve. Megjithatë, jo të gjitha femrat i kanë ato. Disa femra kanë simptoma të forta (dismenorea), disa kanë simptoma më të buta dhe disa janë me fat që nuk kanë asnjë simptomë! Në këto ditë të muajit ne mund të ndihemi të lodhur ose të kemi një humor të keq, apo të ndjejmë dhimbje në bel dhe bark që shkaktohen kryesisht nga kontraktimet e mitrës për të lehtësuar daljen e gjakut. Simptomat e dhimbjes gjithashtu ndryshojnë nga njëra femër te tjetra dhe mund të trajtohen në mënyrë efektive me banjë të nxehtë dhe kompresa të ngrohta (duke përdorur shishe me ujë të nxehtë). Për të lehtësuar dhimbjet gjatë menstruacioneve, përpiquni të pini shumë ujë dhe të zgjidhni ushqime të pasura me acide yndyrore Omega 3, vitamina B, C, D dhe minerale, siç janë arrat, agrumet, drithërat dhe brokoli.
Sigurisht që femra mund të jetë po aq aktive si ditët e tjera. Gjëja e rëndësishme është që të dëgjoni trupin tuaj dhe të bëni pikërisht atë që ju ndjeni. Nëse, për shembull, ju ndiheni fizikisht e dobët dhe keni shumë rrjedhje dhe gjithçka që doni të bëni është të qëndroni në shtëpi dhe të pushoni, kjo është ajo çfarë duhet të bëni. Po kështu, në qoftë se ju ndiheni plot energji dhe në formë për tu marrë me sport, nuk ka absolutisht asnjë arsye përse mos ta bëni këtë gjë. Edhe nëse ndjeni dhimbje, stërvitja do të përmirësojë qarkullimin tuaj të gjakut dhe sekretimin e endorfinës, duke ju ndihmuar të ndjeheni shumë më mirë.
Jo, një dush në ditë është i nevojshëm për të pastruar zonën gjenitale nga gjaku dhe sekrecionet e ndryshme. Për më tepër, duke qenë se femra ka tendencë për të djersitur më lehtë gjatë këtyre ditëve, bërja e dushit është e domosdoshme për higjienën dhe për arsye psikologjike.
Në përgjithësi, nuk ka prova që të sugjerojnë se noti në det ose pishinë, është i ndaluar gjatë menstruacioneve. Sigurisht, në varësi të faktit sesa të forta janë simptomat e menstruacioneve tuaja, ju mund të ngurroni qoftë dhe ta mendoni një gjë të tillë. Megjithatë, noti nuk është i ndaluar nga mjekët. Kjo varet vetëm nga gjendja juaj shpirtërore. Në disa raste noti është edhe një metodë e trajtimit të dismenoreas, pasi lëvizja në ujë dhe ushtrimet fizike përgjithësisht të lehta mund të kenë një efekt qetësues te simptomat gjatë ciklit.
Megjithatë, disa rregulla bazë të higjienës duhet të zbatohen gjithmonë:
- Mos lejoni që rrobat e banjës të lagura të thahen në trup. Gjithmonë mbani një palë rroba banje apo të brendshme rezervë, që t'i ndërroni sapo të dilni nga deti ose pishina.
- Përpiquni të evitoni ujërat shumë të ftohta. Temperatura e ulët shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që mund të rrisë parehatinë që ju ndjeni gjatë menstruacioneve.
- Mos u ulni direkt në rërë ose guralecë. Sigurohuni që të keni gjithmonë me vete një dyshek ose një peshqir, pasi rreziku i infeksionit është shumë i mundshëm, edhe në qoftë se plazhi duket i pastër.
Gjithçka që ju duhet të bëni është të zgjidhni pecetën higjienike të duhur për ju! Është shumë e rëndësishme që të gjeni madhësinë dhe llojin e pecetës që ju përshtatet më mirë, në bazë të rrjedhjes që ju keni, menstruacioneve tuaja, madje edhe llojit të trupit tuaj. Gjithashtu, ditët e ciklit nuk janë njëlloj...Ditët e vështira me shumë rrjedhje janë dita e parë, e dytë dhe e tretë; pas ditës së katërt, zakonisht rrjedhja pakësohet ... Mos u shqetësoni! EveryDay ofron një gamë të gjerë të pecetave higjienike, të ndryshme në lloje dhe madhësi, të projektuara posaçërisht për t’iu përshtatur më së miri nevojave tuaja. Pra, nëse është dita e parë – e dytë e menstruacioneve dhe ju keni shumë rrjedhje, EveryDay Extra Long do t’ju japë mbrojtjen shtesë për të cilën keni nevojë. Nëse menstruacionet tuaja janë pothuajse në përfundim dhe keni nevojë për një mbrojtje të lehtë, EveryDay Mini do t’ju japë zgjidhjen. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, ose keni probleme irritimi, EveryDay Sensitive me mbulesë higjienike shumë të butë, do t’ju ofrojë mbrojtjen e sigurt dhe miqësore të lëkurës, që ju nevojitet.
Nëse pyesni veten se çfarë lloji pecete higjienike EveryDay është ideale për ju, klikoni në linkun "Find your EveryDay", përgjigjuni 4 pyetjeve shumë të thjeshta në lidhje me ciklin tuaj menstrual dhe vetëm në pak sekonda ju do të merrni përgjigjen!
Në gjysmën e dytë të ciklit deri në ditën e parë të menstruacioneve, nivelet e hormoneve femërore të estrogjenit dhe progesteronit rriten në gjak, duke shkaktuar mbajtjen e lëngjeve në të gjithë trupin, sidomos te gjinjtë. Niveli i parehatisë ndryshon nga njëra femër te tjetra, por ky është një reagim normal. Analgjezikë të thjeshtë (si paracetamoli), shmangia e kafeinës, mbajtja e gjinjve me një palë sytjena të rehatshme, do të ndihmonin shumë.
Vetë-ekzaminimi i gjinjve me anë të prekjes, është një mënyrë shumë e thjeshtë dhe e lehtë për çdo femër që të diktojë ndryshimet në kraharorin e saj, të tilla si gunga të pazakonshme ose gjëndra, të cilat mund të përbëjnë simptomat e hershme të kancerit të gjirit. Sigurisht, nëse vërejmë ndonjë ndryshim të pazakontë, duhet t’ia bëjmë menjëherë të ditur mjekut tonë. Normalisht vetë-ekzaminimi i thellë i gjirit duhet të bëhet një herë në muaj (idealja do të ishte ditën e 7-të apo të 14-të të ciklit) dhe ai më sipërfaqësor, sa herë që laheni. Për fat të keq kjo procedurë e thjeshtë është diçka që një femër shpesh e shmang, sidomos nga frika se do të identifikojë diçka shqetësuese. Një frikë njerëzore dhe e paarsyeshme, e cila duhet të tejkalohet duke qenë se parandalimi dhe zbulimi i hershëm janë mënyra më e mirë kundër çdo sëmundje. Natyrisht vetë-ekzaminimi nuk duhet në asnjë rrethanë të zëvendësojë kontrollin e rregullt klinik të gjinjve nga mjeku ynë, veçanërisht në qoftë se kemi kaluar moshën 40 vjeç.
Ky është një rast i rrallë, por jo i pamundur, veçanërisht nëse cikli juaj është shumë i shkurtër (psh. 21 ditë), ose nëse është i çrregullt. Në çdo rast, në mënyrë që një vajzë e re të shmang një shtatzëni të padëshiruar apo të parandalojë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, ajo duhet të kryejë marrëdhënie seksuale vetëm duke përdorur prezervativë.
Çdo femër, para se të vijë në jetë, ka 2 milionë vezë në vezoret e saj. Në adoleshencë, numri i vezëve është rreth 400 000, por vetëm rreth 400 folikula piqen dhe ovulojnë gjatë jetës së saj. Veza e maturuar fillon të çlirohet në adoleshencë, kur fillon cikli mujor i menstruacioneve dhe mbaron me menopauzën (fundi i menstruacioneve). Çlirimi i një veze gjatë një cikli, në 1 prej 2 vezoreve, quhet ovulim.
Vaginiti është një situatë e zakonshme e pakëndshme dhe e sikletshme që ndodh shpesh te femrat e të gjitha moshave. Kruajtja në zonën gjenitale mund të jetë karakteristika kryesore. Megjithatë ka dhe simptoma të tjera të tilla si: rrjedhja e më shumë lëngjeve vaginale se zakonisht, me përmbajtje dhe ngjyrë tjetër (ngjyrë e bardhë ose e verdhë e trashë dhe me erë të keqe), dhimbje gjatë kontaktit seksual dhe vështirësi të mundshme në urinim. Vaginiti shpesh shfaqet pas pushimeve verore, duke qenë se bakteret dhe kërpudhat përgjegjëse për infeksionet janë më së shumti “banorë” të detit. Megjithatë, vaginiti mund të shfaqet gjatë gjithë vitit, dhe shkaktohet qoftë nga kontakti seksual (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme SST) ose përdorimi i tualeteve publike. Përveçse infeksioneve, vaginiti mund të shfaqet si rezultat i ndryshimeve hormonale gjatë pubertetit, shtatzënisë apo të ushqyerit me gji dhe gjithashtu te njerëzit me sëmundje kronike. Ai mund të shkaktohet gjithashtu nga përdorimi i spermacideve ose antibiotikëve. Më konkretisht, antibiotikët dobësojnë sistemin imunitar të trupit dhe si rezultat edhe mikroflorën normale të zonës gjenitale, e cila vepron si një “mburojë” kundër infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat patogjenë. Si rezultat, zona gjenitale është një zonë e prirur ndaj infeksioneve. Antibiotikët mund të rrisin gjithashtu numrin e mikroorganizmave që janë zakonisht të pranishëm në trup (mikroflora normale) dhe kjo mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme. Edhe pse vaginiti është zakonisht i padëmshëm dhe i menaxhueshëm, trajtimi duhet të jetë i menjëhershëm përpara se të shkaktojë ndonjë dëm. Zakonisht, mjekut do të kërkojë mbjellje të lëngut vaginal para se të rekomandojë trajtimin e duhur (me kremra vaginal ose suposta duke i kombinuar ato me antibiotikë nga goja). Nëse ka partner seksual, mjeku mund të rekomandojë një trajtim dhe për të. Në këtë pikë duhet të theksojmë se pastërtia e zonës gjenitale është thelbësore dhe duhet të kryhet vetëm me ujë, me përjashtim të rasteve kur mjeku rekomandon një trajtim të veçantë. Pjesa e brendshme e vaginës pastrohet vetë dhe zakonisht larja e pjesës së brendshme të saj me antiseptikë, sapun apo ujë natyral shqetëson florën natyrore të trupit dhe ndryshon PH, duke favorizuar vaginitin. Së fundi, duke qenë se bakteret dhe kërpudhat “adhurojnë” një mjedis të nxehtë dhe të lagësht, të brendshmet sintetike dhe pantallonat e ngushta duhet të shmangen, veçanërisht nëse jeni të ndjeshme ndja tyre.
Higjiena personale gjatë menstruacioneve është gjeja më e rëndësishme që një femër duhet të marri në konsideratë. Rregullat bazë të higjienës duhet të respektohen, dhe në të njëjtën kohë duhet të ndërroni rregullisht pecetat tuaja higjienike. Kjo do të ndihmojë për të ruajtur shëndetin e zonës së ndjeshme dhe për tu ndjerë rehat dhe freskët. Pastrimi i plotë i zonës së ndjeshme një herë në ditë është i mjaftueshëm. Nëse pastrimi bëhet më shpesh atëherë kjo gjë bëhet kërcënuese sepse shqetëson zonën e florës natyrore. Zona e ndjeshme mund të shfaqë lehtë irritim për shkak të lagështisë dhe fërkimit gjatë lëvizjes. Prandaj është mirë të bëhet kujdes. Materialet sintetike mund të shkaktojnë një “ngrohje dhe djersitje" të lëkurës. Të brendshmet duhet të shpëlahen plotësisht nga detergjentet. Sipas paneleve të mbajtura në Greqi për sondazhet me klientë, 25% e femrave vuajnë nga irritimi në zonën e ndjeshme gjatë menstruacioneve, shkaktuar kjo nga shtresa e sipërme e pecetave higjienike. Në qoftë se lëkura juaj është e ndjeshme, përdorni peceta higjienike me shtresë të sipërme miqësore ndaj lëkurës. EveryDay Sensitive është e përfshirë në gamën e EveryDay dhe mbulesa e tyre higjienike shumë të butë ju ofron mbrojtje higjienike pa irritim.
Kur pecetat ditore ndërrohen shpesh, nuk ka absolutisht asnjë problem. Kjo është arsyeja kryesore e përdorimit të tyre, duke qenë se aftësia për t'i ndryshuar ato shpesh garanton freski të vazhdueshme. Megjithatë, është më mirë të përdorni peceta ditore me një shtresë të sipërme 100% pambuk, i cili ofron mbrojtje më higjienike. EveryDay All Cotton (linku) janë të vetmet peceta ditore me shtresë 100% pambuku. Ato ofrojnë pastërtinë e natyrës në kontakt me lëkurën tuaj, çdo ditë. Falë ambalazhimit të tyre individual, ju mund t'i keni ato gjithmonë në çantën tuaj të dorës, në mënyrë që të ndiheni të freskëta dhe të mbrojtura në mënyrë natyrale në çdo kohë.
Përdorimi i pecetave higjienike është më i shëndetshëm sesa përdorimi i tamponit. Përdorimi i zgjatur i tamponëve shumë absorbuese ndihmon rritjen e jashtëzakonshme të baktereve në vaginë. Bakteret mund të prodhojnë një substancë toksike që mund të shkaktojë një tronditje serioze dhe kjo gjendje e rrallë quhet Sindroma e Shokut Toksik. Për këtë arsye, është e këshillueshme që tamponët të hiqen pas 4-6 orë përdorimi, dhe gjatë natës të përdoren peceta higjienike. Është e këshillueshme që të përdoren peceta higjienike me një shtresë të sipërme shumë të butë, duke ofruar mbrojtje higjienike pa irritim.