Rreth nesh

Koncepti Sensitive: Një inovacion global nga EveryDay

main image

Koncepti Sensitive është vlerë e padiskutueshme si në higjienën femërore dhe në kategorinë e pecetave higjienike, koncept ky i cili u krijua për herë të parë në botë nga EveryDay!

Përmes kërkimeve të vazhdueshme tek konsumatorët, EveryDay së pari dalloi nevojën e konsumatoreve për mbrojtje pa acarime, si dhe tendencën në rritje drejt materialeve që sigurojnë jo vetëm përthithje, por edhe miqësi maksimale me lëkurën. Kështu në vitin 1997, pecetat higjienike EveryDay Sensitive u hodhën në treg, duke qenë peceta e parë Sensitive në gjithë botën, e cila ndryshe nga pecetat e tjera jo sensitive, nuk kishte në përbërjen e shtresës së sipërme një film plastik me hoje, por një mbulesë unike miqësore me lëkurën e përbërë nga fibra.

Besimi i konsumatoreve në ofertën higjienike të EveryDay ishte i tillë sa EveryDay u kthye në brandin me rritje më të shpejtë në kategorinë e pecetave higjienike në Greqi, i cili gëzon besnikëri shumë të lartë nga konsumatorët dhe pozicione udhëheqëse ne tregun e pecetave higjienike femërore ne Greqi.

Gjithsesi një markë që është lidhur pazgjidhshmërisht me inovacionin dhe mbrojtjen higjienike nuk mund të qëndrojë në vend! Ndërsa vazhdimisht kërkojmë për zgjidhje që kombinojnë si përthithjen më të mirë dhe  miqësinë me lëkurën, ne kemi prezantuar EveryDay Sensitive with cotton, një produkt unik që  çon edhe më përpara mbrojtjen higjienike duke përfshirë në dizenjimin e saj jo vetëm një, por dy inovacione unike.

Inovacioni 1: Mbulesë higjienike  e përbërë me fibra që përmbajnë pambuk!

Për të parën here ndonjëherë, EveryDay perfshin edhe në dizenjimin e pecetave higjienike cilësitë unike të pambukut për miqësinë me lëkurën. EveryDay e re Sensitive with cotton përbëhet nga një mbulesë unike higjienike e cila përmban pambuk dhe lejon lëkurën të ajroset. Prandaj, tashmë Nr 1 i pecetave sensitive në Greqi ofron mbrojtje të pakrahasueshme, pa acarime…. me prekjen e pambukut.

Inovacioni 2: Teknologjia Center Plus për efektivitet të pakrahasueshëm!

Gjithsesi, përveç miqësisë së avancuar me lëkurën, pecetat e reja higjienike EveryDay Sensitive with cotton, gjithashtu ofrojnë efektivitet të përmirësuar. Falë një inovacioni tjetër të EveryDay-t, teknologjisë revolucionare Center Plus me mbushje të përforcuar në qendër të pecetës higjienike, peceta e re EveryDay Sensitive with cotton siguron mbrojtje fantastike ndaj rrjedhjeve!

EveryDay Sensitive with cotton. Mbrojtje unike  dhe e certifikuar Sensitive!

Pecetat e reja higjienike EveryDay Sensitive with cotton kanë gjithashtu një gamë të gjerë të certifikimeve që konfirmojnë mbrojtjen e sigurt higjienike që ato sigurojnë:

Testuar Dermatologjikisht, në laborator dermatologjik të mirënjohur ndërkombëtar si në Greqi dhe jashtë saj (Grupi Dermscan në Francë dhe Dermatest në Gjermani).
• Rekomanduar nga Unioni i Obstetërve dhe Gjinekologëve Grekë.
• Peceta e parë në Evropë me certifikimin ndërkombëtar OEKO-TEX® STANDARD 100 për mungesë të lëndëve të dëmshme.

Per kete arsye EveryDay sjell dhe një herë risi, ndërsa mbetet besnike e premitimit për produkte te cilesisë së shkëlqyer që plotësojnë nevojat në rritje të konsumatoreve moderne dhe ofrojnë jo vetëm efektivitet por edhe cilësi maksimale miqësore me lëkurën. Sepse Sensitive do të thotë evolucion. Sensitive do të thotë EveryDay!

 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani