Cikli i jetës

Vajza bëhet grua

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Higjiena personale

Higjiena personale

Zona intime femërore është e prirur ndaj acarimeve dhe infeksioneve, sepse është një pjesë e trupit ku për shkak të fërkimit, temperaturës së lartë në rritje, të sekrecioneve vaginale ka mjaft lagështi veçanërisht gjatë periodave. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që gjatë kujdesit tonë të përditshëm të mos harrojmë disa rregulla bazë. Pastrimi i plotë me produkte të posaçme të përbërë prej materialeve e përbërësve miqësorë me lëkurën, do të forcojë mbrojtjen e zonës intime, do t’ju mbrojë nga acarime dhe të ndihmojë në mirëmbajtjen e shëndetit të mirë gjinekologjik.

1. Pastrimi: Pastrimi i plotë i zonës intime është i rëndësishëm për higjienën e vaginës. Vagina normalisht ka pH pak acidic (3.5-4.5). Çrregullimi i balancës së pH-it në zonën intime favorizon rritjen e mikrobeve. Prandaj është mirë të përdoren produkte të specializuara që respektojnë florën e zonës intime dhe kontribuojnë në pastrimin higjienik.

2. Eleminimi i lagështisë: është shumë e rëndësishme, çdo herë që ne pastrojmë zonën intime ta pastrojmë atë plotësisht në mënyrë që të eleminojmë lagështinë e tepërt. Përndryshe, për shkak të fërkimit dhe temperaturave të larta, zona intime kthehet në një mjedis të prirur ndaj infeksioneve dhe acarimeve. Po për të njëjtën arsye gjatë verës kur ju shkoni në plazh rekomandohet të ndërroni rrobat e lagura dhe të mos t’i lini të thahen në trupin tuaj.

3. Rrobat: materialet sintetike nuk lejojnë lëkurën të marrë frymë, prandaj ato shkaktojnë djersitje dhe rritje të temperaturës në zonat të cilat mbulojnë. Veçanërisht kur është fjala për të brendshmet, është mjaft e rëndësishme të përzgjidhni materiale pambuku që janë më miqësore me lëkurën, ndërsa lejojnë lëkurën të marrë frymë duke e mbrojtur kështu nga acarimet. Është gjithashtu shumë e rëndësishme kur i lajmë të brendshmet t’i shpëlajmë mirë, me ujë të bollshëm në mënyrë që të shmangim mbetjet e detergjentëve dhe zbutësve. Së fundi, këshillohet të shmangim rrobat shumë të ngushta dhe elastike, veçanërisht gjatë periodave, sepse jo vetëm që do t’ju krijojnë ndjesi parehatie, por do t’ju shkaktojnë djersitje edhe më të madhe.

4. Marrëdhëniet seksuale: Po ashtu e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të mirë gjinekologjik është pasja e sjelljeve të përgjegjshme seksuale. Gjatë një akti seksual ne duhet të mos harrojmë të përdorim prezervativ, në mënyrë që të mbrojmë veten nga sëmundje seksualisht të transmetueshme ( psh sifilizi, klamidia, gonorreja, trikomonas etj), ndërsa rekomandohet pastrimi i zonës intime pas aktit.

5. Periodat: Veçanërisht gjatë periodave është e rëndësishme të ndiqni me përpikmëri të gjitha rregullat e pastrimit dhe të higjienës. Duhet të ndërroni pecetat rregullisht (çdo 3-4 orë), sidomos gjatë ditëve të para kur ju keni rrjedhje më të mëdha.

6. Kontrolle periodike parandaluese gjinekologjike: për kujdesin e sigurtë të zonës suaj intime është e rëndësishme të shkoni tek gjinekologu rregullisht, për kontrolle të përgjithshme parandaluese dhe jo vetëm kur të keni shqetësime. Kontrolli vjetor gjinekologjik do t’ju ndihmojë të identifikoni dhe të parandaloni probleme  gjinekologjike. Prandaj rekomandohet ta përfshini atë në programin tuaj dhe të mos ta neglizhoni, se keni jetë shumë të zënë apo se ndiheni rehat.

7. Përzgjedhja e produktit të duhur: është shumë e rëndësishme, ndërsa zgjidhni produkte të higjienës personale, të preferoni ato me veti miqësore me lëkurën të cilat mbrojnë higjienikisht pa e acaruar atë. Për shembull, pecetat ditore me mbulesë 100% pambuk janë një zgjedhje e shkëlqyer, përderisa pambuku është materiali më i pastër dhe miqësor me lëkurën që mund të vijë në kontakt me të. Gjithashtu nëse keni lëkurë të ndjeshme ka peceta me mbulesë Sensitive që ofrojnë efikasitet optimal dhe miqësi maksimale me lëkurën.

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani