Vizita ime e parë te gjinekologu
Vizita e parë te një gjinekolog është shumë e rëndësishme.
Në shumicën e rasteve kjo bëhet pasi një grua ka filluar jetën e saj seksuale, por ajo gjithashtu mund të fillojë më herët, nëse ju doni të jeni të informuar në lidhje me jetën femërore.
Një diskutim me gjinekologun patjetër do të zgjidhë të gjitha pyetjet, pasiguritë apo frikën.
Ju do të keni mundësi të pyesni mjekun për ndryshimet e trupit tuaj, mënyrat e ndryshme kontraceptive për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, masat që duhen marrë, Pap testi etj Gjinekologu do të ju japë këshillat e nevojshme në lidhje me të paturit një jetë të shëndetshme seksuale dhe gjithashtu t’ju ofrojë të gjithë informacionin e nevojshme rreth virusit papiloma (HPV), në qoftë se ju nuk jeni vaksinuar nga një pediatër. Pra, mos hezitoni të bëni pyetjet që mund të keni. Për të qenë të sigurt që nuk do të harroni asgjë, mbani shënim të gjitha pyetjet tuaja në një letër.
Vizita juaj e parë te gjinekologu duhet të bëhet sa më shpejt nëse keni ndonjë problem, nëse vëreni ngjyrë të çuditshme të sekrecioneve dhe erë, nëse keni dhimbje të vazhdueshme të barkut, dhe në përgjithësi në qoftë se vëreni çdo gjë të çuditshme apo jo të zakonshme.
In collaboration with Dr Olga. E. Bikou, Obstetrician_Surgeon-Gynaecologist