Simptomat e periodave
Nëse tashmë ju kanë ardhur periodat, keni vënë re se në atë kohë zakonisht ju ndiheni të lodhur , humori juaj është i keq , koka dhe mesi ju dhembin dhe barkun e ndieni të fryrë … nuk jeni në formën më të mirë tuajën dhe me siguri keni pasur ditë më të mira!
Kjo është për shkak se në gjysmën e dytë të ciklit deri në fillimin e periodave , hormonet femërore ( estrogjenit dhe progesterone ) rriten , duke shkaktuar mbajtjen e lëngjeve në të gjithë trupin , sidomos në gjoks . Ashpërsia e acarimit në përgjithësi mund të ndryshojnë nga gruaja në grua , por kjo është një dhimbje normale dhe më e rëndësishmja është se të gjitha simptomat e mësipërme janë të trajtueshme. Për të mësuar se si, lexo artikullin : Si të përballesh me simptomat menstruale.
Të gjitha këto mund të tingëllojnë pak të frikshme, por duke u rritur do të kuptoni se kjo është një fazë shumë e shëndetshme në jetën e çdo gruaje dhe ju do të shihni se sa herë që modeli juaj periodik është përsëritur , çdo gjë në trupin tuaj funksionon si një orë!
In collaboration with Dr Olga. E. Bikou, Obstetrician_Surgeon-Gynaecologist