Cikli i jetës

Puberteti

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Si të përballoni simptomat e periodave

Si të përballoni simptomat e periodave

Si dhimbjet  dhe ngërçi në bark janë simptomat e zakonshme të periodave. Intensiteti mund të ndryshojë jo vetëm nga njëra grua te tjetra, por edhe nga perioda në periodë. Disa gra përballen me simptoma të rënda (dismenorrhea) dhe të tjerat me të lehta. Ka disa me fat, që nuk ndjejnë asgjë! Por ato janë vetëm disa prej tyre …

Lajm i mirë për të gjithë pjesën tjetër me dismenorrhea është se ka shumë mënyra për ti lehtësuar dhimbjet:

1. Çdo pije e nxehtë, të tilla si kamomil ose lavander, patjetër do të ju ndihmojë në reduktimin e intensitetit të dhimbjes. Përpiquni të shmangni kafeinën, sepse ajo shkakton tkurrjen e enëve të gjakut dhe dehidraton trupin, cka mund rritë parehatinë dhe nervozizmin.

2. Banjot nxehta ose kompresa të ngrohta në zonën që ju ndjeni dhimbje gjithashtu mund të ndihmojnë, pasi ato ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe kështu lehtësojnë dhimbjen.

3. Ushtrime të lehta, aq e çuditshme sa mund të duket, mund të ju ndihmojë të luftoni simptomat e periodave, pasi do të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe prodhimin e endorfinës, e cila do të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e dhimbjes.

4. Pini shumë ujë, sidomos ato ditë, do t’ju ndihmojë gjithashtu për të luftuar ndjenjën e lodhjes të shkaktuar nga dehidratimi.

5. Si për të gjitha çështjet e shëndetit, edhe për trajtimin e dhimbjeve menstruale, dieta e duhur ka rëndësi maksimale. Këto ditë, duhet të përpiqeni të konsumoni ushqime të pasura me vitamina (për shembull portokalli për vitaminë B & C, drithërat për vitaminën D), Omega 3 acide yndyrore (p.sh. peshk, arra, etj) dhe kalcium (p.sh., spinaqi, brokoli, etj ).

6. Për disa ditë shmangni xhinset tuaja të preferuara të shtrënguara. Ju patjetër doni t’i vishni ato sot për të shkuar për kafe me të dashurin tuaj, por rrobat shumë të ngushta, sjellin ndjenjën e fryrjes, do të rritin sikletet  dhe nuk do t’ju ndihmojë  të harroni se jeni me perioda.

7. Merrni pushim! Sigurisht ju mund të jeni aktive si çdo ditë normale. Por në qoftë se ju ndieni dobësi ose keni rrjedhje  të shumta, do të ishte mirë që të dëgjoni trupin tuaj dhe të pushoni. Brenda pak  ditëve  do të jeni në gjendje sërish të jeni aktive sa të doni!

In collaboration with Dr Olga. E. Bikou, Obstetrician_Surgeon-Gynaecologist

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani