Cikli i jetës

Nëna me vajzën

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Duke pritur periodën e saj të parë

Duke pritur periodën e saj të parë

Nisja e pubertetit për një vajzë dhe hyrja e saj në botën femërore kulmon me periodat e para. Nëse përpiqesh të kujtosh reagimet e tua kur ke pasur periodën e parë, do të kuptosh që vajza jote ndoshta nuk do ta shohë këtë ndryshim pozitivisht. Kështu roli juaj është i rëndësishëm gjatë kësaj faze. Por kur do të ishte e këshillueshme të flisni me të për këtë çështje dhe kur do të ishte koha e duhur?

Zakonisht perioda e parë ndodh në moshën 13-15 vjeç ( +/- 2 vjet, në varësi të shkallës së zhvillimit të secilës vajzë). Kështu është mire të flisni me të mjaft herët, edhe më parë se të ndodhë perioda e parë, në mënyrë që ajo të përgatitet.

Një bisedë rreth periodave është disi e sikletshme si për ju dhe për vajzën tuaj. Kështu që është më mirë ta prezantoni këtë çështje gradualisht: mund të nisni të flisni së pari për trupin e saj, pastaj të vijoni me ndryshimet që do të ndodhin në të, pastaj për çështje të higjenës personale dhe në fund për periodat.

Sa më herët të nisni bisedat, aq më e vlefshme do të jetë për të. Sigurisht që do të zgjasë më shumë se një diskutim, të cilat do të përsëriten dhe të pasurohen çdo herë ndërsa vajza rritet. Kjo do t’i japë asaj mundësi që gradualisht të kuptojë veten e saj dhe të bëjë pyetje të cilave do t’ju duhet të përgjigjeni. Është e rëndësishme të përgjigjeni hapur dhe me ndershmëri gjithçkaje që ajo pyet. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të ndihet rehat me trupin e saj dhe ndryshimet që ndodhin në të, duke ndërtuar në të njëjtën kohë një marrëdhënie të besueshme mes jush.

Do të ishte shumë e dobishme të ndanit me të disa këshilla praktike, si dhe eksperiencat tuaja. Në këtë mënyrë ajo do të vijë më afër jush dhe do të ndihet më rehat me ju, pasi tashmë ajo është grua ashtu si ty. Së fundmi, është e rëndësishme të theksojmë se pavarësisht frikësimeve të saj, ajo duhet të ndihet krenare, përderisa nisja e periodave është dicka plotësisht normale. Në të njëjtën kohë është një eveniment i rëndësishëm  në jetën e saj përderisa shënon  hyrjen në moshën madhore dhe lidhet direkt me mundësinë e lindjes së fëmijëve.

Ngaqë nuk e dini asnjëherë kur do të vijë perioda e parë, është me vend ta këshilloni atë të mbajë me vete peceta higjenike ditore dhe 2-3 peceta higjenike mujore, në mënyrë që ajo të jetë e përgatitur edhe kur është jashtë shtëpisë.  Si pecetat higjenike ditore EveryDay dhe ato mujore janë të paketuara individualisht për të siguruar higjienë të përsosur të produktit. Kështu ajo mund t’i mbajë ato me vete dhe të jetë gati sido që të jetë!

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekologe

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani