MEGA DISPOSABLES S.A. është kompani 100% greke. Themeluar në 1980, është sot një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të higjenës personale në Evropë.
Me portofolin e markave të mirënjohura si: : EveryDay, Pom Pon, BabyCare, Babylino, Sani, Tipers, Wet Hankies, MEGA, të cilat kanë pozicione udhëheqëse në tregun grek por edhe prezencë të fortë në 4 kontinente, MEGA ka ndërtuar një lidhje të veçantë besimi me konsumatorët e sotshëm. Po aq i vecantë si oferta unike e MEGA-s në higjenën personale: një gamë e gjerë e produkteve të higjenës personale, dizenjuar për të gjitha grupmoshat, me standarte të cilësisë maksimale si dhe miqësia me lëkurën si prioriteti thelbësor në dizenjimin e tyre.
Pas çdo produkti qëndrojnë vite kërkimi, dizenjim i kujdesshëm dhe mbi të gjitha standartet e cilësisë më të lartë për lëndët e para dhe procedura tepër rigoroze të kontrollit të cilësisë.
Investimi në kërkim dhe zhvillim është i pandërprerë tek MEGA. Kompania ndjek rregullisht tendencat e nevojave të konsumatorëve dhe planifikon me kujdes dizenjimin e përshtatshëm të produkteve si dhe veprimet rregulluese teknologjike. Duke investuar vazhdimisht në teknologjitë më të fundit dhe paisjet e kontrollit të cilësisë, por edhe në personel me eksperiencë, MEGA gërsheton sot kombinimin e teknologjisë moderne dhe njohuritë e shkëlqyera në fushën e saj.
MEGA është një partner strategjik për shitësit me pakicë si në Greqi ashtu dhe jashtë saj, për furnitorët dhe kompanitë bashkëpunuese, duke vendosur standarte gjithnjë e më të larta dhe gjithmonë duke synuar për më SHUMË. Cilësi e përsosur, produkte me dizenjo inovative, cilësi të veçanta të butësisë me lëkurën, respekt për nevojat e konsumatorëve: për MEGA-n të gjithë këta “përbërës “ duhet të jenë pjesë e një produkti në mënyrë që ai të jetë i plotë. Angazhimi i vendosur për këto standarte të larta e kanë lejuar MEGA-n të fitojë besimin në rritje të konsumatorëve, besimin e pandërprerë të shitësve me pakicë në Greqi dhe jashtë si për produktet e branduara ashtu dhe markat private, por gjithashtu dhe bashkëpunime me kompani të mëdha ndërkombëtare në fushën e produkteve të higjenës personale, të cilat kanë besuar MEGA-s për prodhimin e brandeve të tyre, sipas kontratave të prodhimit.
Sot MEGA po hyn në tregje të reja çdo vit, duke provuar që standartet e larta të cilësisë dhe dizenjo inovative e produkteve kanë jo vetëm origjinë Greke por edhe një pasaportë ndërkombëtare.
Për MEGA, sipërmarrja dhe përgjegjësia sociale shkojnë dorë për dore. Përgjegjësia Sociale e Korporatës është një element thelbësor i kulturës dhe pjesa më jetësore e biznesit të saj. Përmes katër kolonave të Programit të saj të Pergjegjësisë Sociale : Tregut, Punonjësve, Shoqërisë dhe Mjedisit, MEGA ka mundësinë të vendosë praninë e saj si “qytetare e përgjegjshme” thuajse çdo ditë, duke shtuar kështu vlerë për të gjitha palët e interesit. Përveç kësaj MEGA dëgjon me kujdes nevojat e shoqërisë dhe kërkon gjithmonë të jetë pranë njerëzve në nevojë duke vendosur theksin tek fëmijët. Kompania vepron me kujdes dhe implementon sistematikisht programe shumëdimensionale.
Shoqëria
Kompania merr pjesë në përpjekjet për përmirësimin e jetës në komunitetin ku operon. MEGA identifikon në mënyrë proaktive nevojat në nivel lokal dhe kombëtar dhe kontribuon duke plotësuar, mbështetur dhe promovuar iniciativat e veprimet përkatëse ku është e mundur. Kompania mbështet fëmijët, familjet dhe personat e moshuar duke vënë në jetë veprimtari të rëndësishme që fokusohen në nevojat e tyre në të gjithë Greqinë.
Lexoni më shumë këtu.
Njerëzit
MEGA konsideron njerëzit e saj si asetin më të çmuar dhe më të rëndësishëm. Kompania ka krijuar një mjedis pune që është i drejtë dhe ofron kushtet e duhura për të punuar dhe që ka klimë të favorshme për t’u përmirësuar si dhe të zhvillojë aftësitë e njerëzve, duke i kthyer ata në “partnerë” në progresin e korporatës. Interesi kryesor i kompanisë është vëmendja e vazhdueshme ndaj sigurisë dhe shëndetit të punonjësve. Për këtë arsye ka adoptuar politika specifike , veprime të vijueshme dhe programe edukimi të vazhdueshme. Për më tej MEGA është certifikuar me 18001 OHSAS, një nga stadartet e njohura ndërkombëtare për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit.
Lexoni më shumë këtu.
Mjedisi
Në “zemër” të strategjisë së kompanisë për zhvillim të qëndueshëm është angazhimi për të prodhuar produkte me impaktin më të ulët të mundshëm në mjedis. MEGA planifikon, investon dhe punon sistematikisht për të bërë operimin e njësisë së saj industriale më miqësore me mjedisin. Kompania është certifikuar gjithashtu me Environmental System ISO 14001.
Lexoni më shumë këtu.