Rreth nesh

Inovacion All Cotton

main image

Për MEGA ofrimi i mbrojtjes efikase nuk është kusht i mjaftueshëm për një produkt të higjenës personale. Qëllimi i kompanisë është të bashkojë performancën më të mirë me cilësitë e përsosura të miqësisë me lëkurën.

Me këndvështimin për dizenjimin e produkteve me përshtatshmëri të shkëlqyer me lëkurën, kompania jonë ka testuar një seri materialesh duke përfunduar tek Natyra si furnizuesi më i mirë për kujdesin delikat të pakrahasueshëm.

Nga të gjitha materialet që mund të përdoreshin në dizenjimin e produkteve të higjenës personale, Pambuku ( Cotton) është materiali më miqësor me lëkurën. I butë natyralisht, jo alergjik, i përshtatshëm dhe i pranueshëm edhe nga lëkura e ndjeshme, sjell me të vërtetë dlirësinë natyrale në kontakt me lëkurën.

MEGA ka zgjedhur Pambukun- përbërësin e dlirë e miqësor me lëkurën – për aplikim në produkte të përzgjedhura , duke krijuar kështu Konceptin Cotton dhe duke u ofruar konsumatorëve kujdesin e vërtetë delikat.

Në kundërshtim me produktet e tjera në higjenën personale të cilat kanë mbulesa sintetike, pecetat higjenike ditore EveryDay All-cotton kanë mbulesë 100% pambuk, duke ofruar propozimin themelor në higjenën femërore.

Në sajë të mbulesës së tyre të butë e higjienike, e cila nuk është si pambuk, por e përbërë prej 100% pambuku të vërtetë, pecetat ditore EveryDay All Cotton ofrojnë çdo ditë dlirësinë e natyrës në kontakt me lëkurën tuaj.

Për më tepër, falë paketimit të tyre individual- një risi tjeter unike për pecetat higjenike EveryDay – ato mbrohen shëndetshën për ju në mënyrë që mund t’i merrni gjithmonë me vete, kudo ku shkoni, për ndjesi unike pastërtie, kujdes higjienik dhe freski çdo moment të ditës.

Besimi në këtë ofertë të veçantë në mbrojtjen higjienike është provuar me vendin e parë që konsumatoret Greke i kanë atribuar vijimësisht pecetave ditore EveryDay gjatë gjithë këtyre viteve.

Koncepti All Cotton u shton vlerë konsumatorëve, ndërsa mbështet premtimin  kryesor të Mega-s për të dizenjuar produkte higjienike që kanë karakteristikë kryesore “miqësi maksimale me lëkurën”.

 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani