Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Rënia e shpejtë në peshë

Rënia e shpejtë në peshë

Rënia e shpejtë në peshë – efektet anësore dhe rezultatet

Maria Skoura

 

Studimet tregojnë se 1 në 6 adoleshentë, kryesisht vajza, mbajnë dietë. Gjithashtu, 1 në 4 studentë të moshës 15 vjeç, edhe pse nuk mbajnë dietë, besojnë se duhet të bien në peshë. Për më tepër, shumica e vajzave që mbajnë dietë ose ato që besojnë se duhet të mbajnë dietë, (7 nga 10) kanë një peshë normale apo edhe më pak se normalja, sipas indeksit të masës trupore (Body Mass Index-BMI). Gjatë pubertetit, kur trupi juaj rritet më shpejt, dietat për rënie të shpejtë në peshë mund të kenë ndikim negativ jo vetëm në zhvillimin tuaj fizik, por edhe në shëndetin tuaj në përgjithësi.

Shumica e njerëzve që fillojnë të mbajnë dietë për të rënë në peshë duan rezultate të shpejta. Megjithatë, rënia e menjëhershme në peshë (mbi 2 kg/muaj) mund të sjellë ndikim negativ jo vetëm për shëndetin tonë, por edhe për trupit tonë. Dietat që synojnë rënien e shpejtë në peshë janë mjaft privuese, zvogëlojnë në mënyrë të konsiderueshme konsumin ditor të ushqimeve, madje edhe sasinë e vitaminave dhe mineraleve.

Le të shohim se çfarë ndodh me trupin tonë gjatë periudhave kur heqim ushqimin (ose kur mbajmë dietë ushqimore):

Së pari humbasim lëngjet, mineralet dhe elektrolitet. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, personi rrezikon kequshqyerjen që të çon në lodhje, dobësi, marrje mendsh, hipotension, dhimbje koke, dehidratim, çrregullime gastrointestinale, kapsllëk, tharje të lëkurës dhe çrregullime të ciklit.

Rënia e menjëhershme në peshë ndikon edhe në pamjen e një personi. Për fat të keq, bashkë me humbjen e lëngjeve bien edhe indet e muskujve, dhe kjo do të thotë që trupi i njeriut lëshohet, duket keq dhe peshorja ngec. Indet e muskujve luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizëm dhe djegien e yndyrave. Pra, rritja e humbjes së indeve të muskujve (pothuajse 1/3 e peshës), çon në uljen e metabolizmit. Ndaj dhe është pothuajse e sigurt se sapo personi t’i kthehet përsëri rutinës, do ta rifitojë peshën e humbur.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani