Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Puberteti dhe dieta

Puberteti dhe dieta

Arsyet pse nuk duhet të mbani dietë pa qenë nën mbikëqyrje

Maria Skoura

 

Gjatë adoleshencës trupi juaj kalon shumë ndryshime. Kjo është arsyeja pse duhet të konsultoheni me një mjek, nëse po konsideroni të ndryshoni dietën tuaj. Studimet tregojnë se një numër gjithnjë e më i madh adoleshentësh, kryesisht vajza, fillojnë të ndryshojnë dietën e tyre me qëllim që të bien në peshë. Më konkretisht, kërkimet tregojnë se te vajzat, me kalimin e moshës së tyre, ka një rritje të përqindjes së atyre që mbajnë dietë: 17,1% në moshën 11 vjeç, 22% në moshën 13 vjeç dhe 27% në moshën 15 vjeç. Është shumë shqetësues fakti që vajzat e moshës tuaj zgjedhin dieta privuese për të rënë shpejtë në peshë.

 

Ja disa arsye serioze pse nuk duhet të mbani dietë pa mbikëqyrje:

  1. Nëse nuk keni një plan të mirë-planifikuar për ushqyerjen, ka rrezik që rritja juaj fizike të bllokohet.
  2. Ka shumë mundësi që t’ju mungojnë vitaminat dhe mineralet e nevojshme
  3. Sistemi juaj imunitar do të dobësohet.
  4. Nëse nuk i konsumoni vaktet kryesore për të rënë në peshë, do të përfundoni duke dobësuar metabolizmin
  5. Një metabolizëm i dobët e bën trupin të depozitojnë më shumë yndyrna.
  6. Mangësitë e elementëve ushqyes ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj, mund të duken pa gjallëri dhe thonjtë do t’ju bëhen më të brishtë.
  7. Rënia e menjëhershme në peshë çon në humbjen e indeve të muskujve. Kur humbisni indet e muskujve, metabolizmi juaj dobësohet dhe nivelet e yndyrës në trupin tuaj rriten.
  8. Gjatë dietës, veçanërisht gjatë një diete privuese, do të ndiheni shumë keq, jeni me humor të keq dhe jeni të uritur gjatë gjithë kohës.
  9. Kur i riktheheni dietës tuaj normale, ka rrezik të fitoni peshën e humbur, pasi metabolizmi juaj është dobësuar.
  10. Privimi i ushqimit për një periudhë të gjatë kohe përfundon me ankth, depresion dhe rënie të vetëbesimit.

 

Çdo person duhet të ndjekë një plan të shëndetshëm ushqyerje. Ai duhet të hartohet nga një ekspert për ushqyerjen, gjithmonë në bazë të moshës dhe gjinisë.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani