Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Proteinat

Proteinat

Roli kryesor i proteinave në ushqyerje

Maria Skoura

Gjatë pubertetit trupi juaj rritet shpejt dhe gjithashtu rriten edhe nevojat për proteina. Nevojat për energji dhe proteina janë tepër të konsiderueshme, sidomos për djemtë që zgjaten dhe krijojnë më shumë muskuj sesa vajzat. Fjala “proteina” vjen nga fjala greqisht “Proteos” që do të thotë “e para” ose “më e rëndësishmja”. Proteinat janë një bllok i rëndësishëm për ndërtimin e kockave dhe muskujve. Kjo i bën ato shumë më të rëndësishme për dietën tuaj të përditshme.

Konsumi ditor i rekomanduar i proteinave është 1 gram në ditë për çdo kilogram të peshës trupore. Për shembull, nëse peshoni 60 kilogramë, duhet të merrni të paktën 60 gram proteina nga dieta juaj ditore.

Proteinat klasifikohen në proteina me vlerë të lartë biologjike dhe me vlerë të ulët biologjike.

Vlera të larta biologjike – me origjinë shtazore

Mishi (viçi, pula, derri, qengji)

Peshku

Vezët

Produktet e qumështit (Qumështi, djathi, kosi, gjiza)

70% e konsumit tuaj ditor të proteinave duhet të merret nga burime të produkteve shtazore. Për të arritur këtë, ne rekomandojmë që të përfshini një ose më shumë prej ushqimeve të lartë-përmendura në çdo vakt.

Vlera të ulëta biologjike – me origjinë bimore

  Ushqimet me origjinë bimore

  Bishtajoret

  Drithërat

•  Frutat e thata

Marrja e proteinave me vlera biologjike të ulëta nga burime bimore mund të përmirësohet duke kombinuar ushqime nga grupe të ndryshme. Ja disa shembuj dhe kombinime të vakteve me vlera të larta ushqyese:

Kombinimi i proteinave

  Thjerrëzat dhe orizi në një vakt ofrojnë cilësi të mira proteinash.

  Fasulet dhe orizi janë ushqim me vlera të larta biologjike në proteina.

  Drithërat me produktet e qumështit p.sh tost me djathë, drithëra me qumësht.

  Drithërat me bishtajore, p.sh. bukë me thjerrëza.

  Frutat e thata me bishtajore.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani