Nevojat për ushqim gjatë adoleshencës
Nevojat për ushqim gjatë adoleshencës
Maria Skoura
Gjatë adoleshencës, trupi ndryshon dhe rritet shpejt. Gjatë kësaj kohe, trupat e fëmijëve ndryshojnë në mënyra të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Nuk ka dy trupa adoleshentësh që të jenë njëlloj. Për djemtë, gjatësia rritet mesatarisht me 26 cm, ndërsa pesha me rreth 26 kg. Për vajzat, gjatësia rritet me 23 cm ndërsa pesha me rreth 21 kg. Për shkak të ndryshimeve të shpejta fizike dhe fillimit të menstruacioneve, vajzat adoleshente kanë një arsye më shumë të ndjekin një dietë të plotë dhe të shëndetshme.
Për fat të keq, statistikat lidhur me ushqyerjen e një adoleshenti tregojnë përqindje të larta të anomalive në të ngrënë, si e ngrëna me tepricë dhe zakone të këqija ushqyerje, anoreksi nervore, dietat e çrregullta dhe bulimia, bashkë me çrregullime të tjera në të ngrënë. Studimet tregojnë se 1 në 5 adoleshentë (22%) të moshës 12-17 janë mbipeshë, ndërsa 10% e adoleshentëve janë obezë.
Një dietë e shëndetshme duhet të mbulojë nevojat e përditshme të ushqyerjes me proteina, kalcium dhe hekur, ndërkohë duke pasur kujdes për konsumin me tepricë të ushqimeve me nivel të lartë yndyrnash dhe karbohidrateve të thjeshta (sheqeri).
Nevojat ditore përfshijnë:
• 3 racione me produkte të qumështit
• 3 racione me proteina
• 4-5 racione me fruta dhe perime
• 6 racione me drithëra (kryesisht integrale)
Planifikimi i vakteve të përditshme
• 3 vakte kryesore (një kombinim niseshte + proteina + sallatë)
• 2-3 vakte mes vakteve kryesore (p.sh. paradite, pasdite)
• Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për studentët
Plani i menysë javore të dietës Mesdhetare
• Bishtajore për drekë 2 herë në javë.
• 1-2 herë në javë peshk, pulë ose mish (drekë-darkë).
• 3-4 herë në javë vakte me bazë vajin e ullirit ose kombinim të orizit ose makaronave (drekë-darkë).
• 1-2 feta bukë në ditë.
• Një racion në ditë të produkteve të qumështit (qumësht ose kos ose djathë).
• Perime në sasi të mëdha çdo ditë
• 1-2 fruta në ditë.
• Ëmbëlsira 2-3 herë në javë në sasi të vogla (racione).
• Përdorimi i yndyrnave ushqyese (kryesisht vaj ulliri).
Sugjerime për vakte ushqyese
• Fruta të freskëta ose të thata
• Qumësht ose kos
• Fruta të thata
• Lëngje të freskëta
• Perime me vaj ulliri dhe kripë
• Nuga me mjaltë
• Copa drithërash me fruta dhe fara
• Bukë susami ose me rrush
• Byrek shtëpie me djathë ose spinaq
• Kek shtëpie
Mëngjesi i plotë
• 1 filxhan qumësht me drithëra dhe 1 frutë
• 1 filxhan qumësht, 1-2 feta buke me pak gjalpë dhe mjaltë dhe 1 frutë apo lëng frutash
• 1 tost (bukë, proshutë, djathë) dhe 1 frutë apo lëng frutash
Mos harroni se një dietë e varfër mund t’ju çojë drejt obezitetit, çrregullimeve në rritje, rënies së metabolizmit, lodhjes, vështirësive në përqendrim, simptomave të depresionit, sistem imunitar i dobët dhe ndërprerje të menstruacioneve për vajzat.
Maria SkouraDietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët