Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Hekuri – një mineral i fuqishëm

Hekuri – një mineral i fuqishëm

Hekuri: Një mineral i fuqishëm

Maria Skoura

 

Ndërsa trupi rritet shpejt gjatë pubertetit, rriten edhe nevojat për hekur (Fe), veçanërisht për vajzat gjatë menstruacioneve. Sipas kërkimeve të fundit, vetëm 60% e vajzave adoleshente marrin sasinë e rekomanduar ditore të hekurit. 75% e vajzave adoleshente kanë mangësi hekuri në krahasim me 17% të djemve adoleshentë. Vajzat adoleshente kanë 10 herë më shumë rrezik të vuajnë nga anemia sesa djemtë.

Çfarë është hekuri (Fe)? Hekuri është një mineral thelbësor, sepse ai ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Për një funksionim efikas, sistemi imunitar varet nga hekuri dhe zhvillimi fizik dhe mendor ka nevojë për nivele të mjaftueshme të hekurit. Sasia e hekurit që duhet të merrni nga dieta juaj e përditshme është 15 mg në ditë për gratë dhe 12 mg në ditë për burrat.

 

Burime të mira të hekurit janë:

• Mishi i kuq (p.sh. mishi i derrit, mishi i viçit, mishi i qengjit, mishi i lepurit, mëlçia)

• Guaskat (p.sh. midhje dhe molusqe)

• Bishtajoret (fasule, thjerrëza, bizele)

• Shumica e perimeve me gjethe jeshile të errët

• Frutat e thata (kajsi të thata, rrush të thatë)

• Arrat

• Drithërat integrale në mëngjes (të pasura me hekur)

 

Në përgjithësi, hekuri absorbohet në trupin tuaj në masën 10% nga ushqimet bimore dhe 50% nga ushqimet shtazore. Në rast mungese të hekurit, për të mbuluar nevojat e tij, trupi rrit kapacitetet e absorbimit. Edhe mungesa më e vogël e hekurit mund të shkaktojë lodhje, dobësi, probleme konjitive, rënie të madhe të flokëve, rrahje të shpejta apo të çrregullta të zemrës. Mungesa e elementit hekur në trupin tuaj mund të shkaktojë anemi nga mungesa e hekurit (anemi sideropenike).

Shkaqet e nivelit të ulët të hekurit janë: dietë e varfër, marrja e doza të larta p.sh. gjatë stërvitje intensive ose paaftësisë për të absorbuar mjaftueshëm hekur nga ushqimi, ose humbja e gjakut gjatë menstruacioneve. Shumica e vajzave adoleshente gjatë menstruacioneve vuajnë nga mungesa e hekurit, për shkak të humbjes së gjakut, si p.sh. gjakderdhja e tepruar menstruale.

 

Për të përmirësuar absorbimin e hekurit nga ushqimi që hani:

• Konsumoni ushqime të pasura me hekur si mishi i kuq, peshku dhe mishi i pulës.

• Kombinoni në çdo vakt burimet ushqime shtazore si mishi dhe peshku me burimet ushqime bimore, si drithërat, bishtajoret dhe perimet jeshile.

• Kombinoni në çdo vakt burimet ushqime shtazore si mishi dhe peshku me ushqime të pasura me vitamina C, si perimet e freskëta.

• Shmangni dietat vegjetariane dhe/ose të rënda.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani