Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Fillimi i periodave

Fillimi i periodave

Adoleshenca është një periudhë kalimtare, gjatë së cilës trupi i vajzave transformohet në trupin e një gruaje të aftë për riprodhim. Kjo periudhë karakterizohet nga disa ndryshime të rëndësishme në ndërtimin e trupit, zhvillimin fizik dhe fillimin e periodave (menarke).

Menarke

Menarke është termi me të cilin i referohemi fillimit të periodave (ciklit të menstruacioneve) tek vajzat dhe që përbën hallkën e fundit të adoleshencës. Është momenti kur sistemi juaj riprodhues është gati për riprodhim. Periodat fillojnë zakonisht midis moshës 11 dhe 13 vjeç. Megjithatë, ky rregull nuk është absolut. Deri në moshën 16 vjeç pritet dhe konsiderohet normale që të ketë edhe vonesa.

Zakonisht, cikli menstrual zgjat 28 ditë, duke variuar nga 22 në 36 ditë. Kohëzgjatja dhe cilësia e ciklit, si dhe kohëzgjatja e menstruacioneve (periodave) variojnë shumë. Gjatë dy viteve të para të periodave, 55% – 90% e cikleve janë jo-ovuluese (jo pjellore) dhe vetëm pas atyre dy vjetëve nga fillimi i periodave, 60% – 80% e cikleve janë ovuluese (d.m.th. pjellore).

Janë disa faktorë që kontribuojnë në ardhjen e periodave të para:

Gjenetikë

• Mjedisorë

• Pesha trupore

• Ndërtimi i trupit (raporti midis masës së yndyrave dhe muskujve)

Është vënë re se vajzave obese u vijnë periodat më herët krahasuar me ato me peshë normale, kurse vajzave, pesha e të cilave është më e vogël sesa normalja (për shembull në rastin e anoreksisë nervoze) mund t’u vonohet ardhja e periodave të para ose t’u ndërpritet ardhja e tyre. Periodat mund t’u ndërpriten edhe vajzave që ushtrohen intensivisht, sidomos nëse të ushtruarit shoqërohet edhe me humbje të yndyrave në trup.

Është, gjithashtu, e rëndësishme të sqarojmë edhe disa besime të gabuara në lidhje me fillimin e periodave:

Miti i 1-rë: Besohet se zhvillimi fizik ndalon me fillimin e periodave.

Jo, kjo nuk është e vërtetë. Hormonet përgjegjëse për zhvillimin fizik janë hormonet e rritjes dhe jo ato që çojnë në menarke. Kështu që, kur një vajze i vijnë për herë të parë periodat, kjo do të thotë se ajo ka arritur një fazë të avancuar të zhvillimit të saj fizik dhe se nuk i mbeten edhe shumë faza të tjera.Megjithatë, kjo, për shembull, nuk do të thotë se ajo nuk do të zgjatet më.

Miti i 2-të: Besohet se mbajtja e dietës gjatë adoleshencës nuk ndikon te periodat.

Në bashkëpunim me

Maria Skoura

Specialiste e Ushqyerjes, Bashkëpunëtore Shkencore e Shoqatës Greke të Mjekësisë për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani