Puberty icon

Puberteti

Informacion rreth sëmundjeve

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST)

Vasileios Karountzos, Eythymios Deligeoroglou, Artemis Tsitsika

 

Gjatë pubertetit, nevojat e kujdesit shëndetësor për çështjet e fertilitetit janë edhe më të mëdha. Në ditët e sotme, numri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST) është gjatë gjithë kohës shumë i lartë. Ekzistojnë 333 milion raste të SST-ve në mbarë botën (Sifilizi, Klamidia, Gonorea, Trikomonia). 1 në 4 adoleshentë ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm, ndërsa 60% e rasteve të raportuara janë mes adoleshentëve.

Ndërsa sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) prekin individë të të gjitha moshave, ato kanë një peshë të rëndë te të rinjtë të cilët krijojnë marrëdhënie afatshkurtra, kanë marrëdhënie seksuale me shumë partnerë dhe një sistem imunitar të dobët dhe janë të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

SST-ja më e zakonshme në botë është HPV-ja (Human Papilloma Virus), një virus i ADN-së që merret përgjithësisht nga kontakti seksual dhe që gjendet në më shumë se 200 lloje të ndryshme. Sipas studimeve, 80% e popullsisë rrezikon të marrë virusin HPV deri në moshën 50 vjeç, ndërsa 99% në shumicën e rasteve të kancerit të mitrës shkaktohet nga virusi HPV (lythat gjenitale). Mund të mbroheni kundër infeksionit HPV duke bërë vaksinën kundër HPV-së. Sigurisht që duhet të konsultoheni me pediatrin ose gjinekologun tuaj në lidhje me vaksinën kundër HPV-së.

Sëmundje të tjera të zakonshme seksualisht të transmetueshme janë: klamidia, gonokoku, sifilizi, trikomonadi, herpesi gjenital (HSV), HIV/AIDS (Human Immunodeficiency Virus) dhe hepatiti B (HBV) dhe C (HCV).

Rastet e raportuara të klamidia dhe gonorea janë rritur në mbarë botën dhe vlerësohet se 6,8% e adoleshentëve që kanë kontakte seksuale janë të infektuar nga klamidia, ndërkohë që 620 adoleshentë për çdo 100 000 banorë në vit janë më shumë në rrezik të preken nga ky virus.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) kanë shumë shenja dhe simptoma, si për shembull sekrecione vaginale në sasi të madhe apo me aromë të çuditshme, urinim me dhimbje apo me djegie, dhimbje gjatë seksit. Ata mund të mos vihen re deri sa shkaktohen komplikacione.

 

Prandaj dhe është shumë e rëndësishme të bëni një vizitë te gjinekologu juaj një herë në vit nëse jeni seksualisht aktiv.

Informacioni, njohuritë dhe konsultat, si dhe përdorimi i metodave kontraceptive, si prezervativët, janë mënyra më e mirë e trajtimit parandalues kundër SST-ve.

Vassilios Karountzos

Mjek Obstetër dhe Gjinekolog, kandidati për PhD në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët



Efthymios Deligeoroglou

Profesor i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri – Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani