Puberty icon

Puberteti

Informacion rreth sëmundjeve

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Gjëndra tiroide

Gjëndra tiroide

Gjëndra tiroide

Giota Gargala Stefanou

 

Një nga problemet më të zakonshme shëndetësore me të cilin një vajzë adoleshente mund të përballet gjatë pubertetit është mosfunksionimi i gjëndrës tiroide. Çrregullimet e gjëndrës tiroide janë shumë të zakonshme mes vajzave. Për shembull, prodhimi i tepërt i hormoneve nga tiroidi – i njohur si hipotiroidizëm – është pesë herë më i lartë te vajzat sesa te djemtë gjatë pubertetit.

Tiroidi është një gjëndër e rëndësishme që ndodhet në pjesën e sipërme (përpara) të qafës, poshtë lëkurës dhe shtresave të muskujve, në formën e një fluture me dy krahë që mbështjellin trakenë. Funksioni i vetëm i tiroides është të rregullojë metabolizmin e trupit duke prodhuar dy hormone të rëndësishme: T4 dhe T3.

Ndonjëherë, mund të mos ketë ndonjë simptomë të dukshme të mosfunksionimit të tiroides, edhe pse mund të diagnostikohet përmes analizave laboratorike. Në disa raste simptomat nuk janë edhe aq të dukshme ose mund të ngjasojnë me probleme të tjera shëndetësore (p.sh. stresi ose lodhja), duke e bërë të vështirë që mjeku ta diagnostikojë.

Kur duhet të shkoni te mjeku:

 

Simptomat e hipotiroidizmit:

• Ankth, nervozizëm, pagjumësi, dobësi e muskujve

• Rrahje të shpejta të zemrës (takikardi) -ose rrahje të forta të zemrës (palpitacione), djersitje e tepruar, dridhje dore, duar të djersitura e të ngrohta

• Ndryshime të ciklit menstrual

• Sy të fryrë

• Rënie në peshë shoqëruar me shtim oreksi

• Rritja e ndjeshmërisë ndaj nxehtësisë

• Ndryshime të funksionimit të zorrëve, sidomos lëvizje më të shpeshta të zorrëve

Simptomat e hipotiroidizmit:

• Lodhje, reagime të ngadalta, pagjumësi

Rrahje të ngadalta të zemrës

• Flokë të thatë dhe thonj të brishtë, rënie të vetullave

• Probleme me kujtesën, depresion

• Rritja e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit

• Fryrje në peshë/ngushtim të qafës/qepallave, zmadhim i (gjendrës) tiroide

• Konstipacion (kapsllëk)

• Mungesë tolerance ndaj të ftohtit

• Lëkurë e thatë

• Fryrje në fytyrë

• Ngjirje zëri

• Cikle menstruale të çrregullta ose me më shumë rrjedhje se normalja

 

Çrregullimet e tiroideve mund të diagnostikohet përmes analizave klinike dhe laboratorike (zakonisht analizat e gjakut dhe ultra tingujt) dhe mund të trajtohen me ilaçe ose me ndërhyrje kirurgjikale.

Është e rëndësishme të programoni një kontroll vjetor të analizave të gjakut për të parandaluar çdo keq-funksionim të trupit tuaj.

Giota Gargala - Stefanou

Mjeke Pediatre, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani