Cikli i jetës

Nëna me vajzën

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Vajza juaj e vogël bëhet grua

Vajza juaj e vogël bëhet grua

Deri pak muaj më parë, vajza juaj e vogël buzëqeshte e shkujdesur dhe vinte vërdallë nëpër shtëpi. E mbushte dhomën gjithë tinguj këngësh gazmore për fëmijë, ju kërkonte vazhdimisht duke ju thirrur “Mami” dhe ju puthte për t’ju thënë natën e mirë. Por, tani ajo duket më e distancuar  dhe sjellja e saj bëhet më e papritur, ndërsa trupi i saj nis të ndryshojë…..pse po ndodhin gjithë këto? Besoj se vajza juaj e vogël po bëhet grua!

Përpiquni ta kuptoni…

Në këtë fazë ndryshimet që ndodhin në trupin e saj dhe në botën e saj emocionale janë kaq të shumta. Vajza juaj e vogël po le pas fëmijërinë dhe po bëhet e rritur. Ky është një tranzicion shumë i rëndësishëm në jetën e saj, pasi e bën të ndihet e pasigurt dhe të ketë frikë, sepse gjithçka që po kalon është e re.

Përpiquni të kujtoni….

Shumë prindër shpesh e kanë të vështirë të përgjigjen ndaj këtyre kushteve, të jenë të sinqertë dhe jo të padrejtë. Sjellja e një adoleshenteje, ndërsa nis të eksplorojë aspektet e natyrës së saj të rritur, është thuajse e paparashikuar dhe shumë prindër e gjejnë të vështirë jo vetëm të përballen me të, por edhe të pajtohen me idenë që tanimë roli i tyre si prindër të një fëmije të rritur do të kufizohet. Gjithsesi, ajo ka nevojë për ju tani më shumë se kurrë, përderisa njohuria dhe eksperienca juaj do ta bëjnë atë të sigurt dhe do ta ndihmojnë t’u japë përgjigje të gjitha gjërave që e shqetësojnë atë.

Gjithsesi përpiquni të mbani mend si jeni ndier kur ishit në moshën e saj, jepini hapësirë të zbulojë veten e saj të re dhe të qëndroni pa u dukur në krah të saj përgjatë këtij udhëtimi fantastik drejt botës së gruas.

Fito besimin e saj…

Në mënyrë që vajza juaj e vogël të kuptojë çfarë po ndodh me trupin e saj, ndërsa lë mbrapa fëmijërinë dhe nuk ndien ankth dhe turp për të gjitha këto ndryshime, është shumë e rëndësishme të ndërtoni besim mes jush. Duke pasur parasysh se një adoleshente nuk është as fëmijë e as e rritur, duhet ta bëni atë të ndihet rehat me ju dhe e bëni të kuptojë që ajo mund t’ju pyesë për gjithçka që e shqetëson, pa pasur frikë se do të  tallet apo qortohet.

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani