Ndihmoje që të zgjedhë produktin e përshtatshëm
Higjiena femërore është një kapitull shumë i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm, në jetën e një gruaje. Pastrimi i mirë dhe kujdesi i rregullt ndihmon në mënyrë të konsiderueshme për të ruajtur një shëndet gjinekologjik të mirë. Zgjedhja e saktë e produkteve luan një rol shumë të rëndësishëm duke qenë se ato ofrojnë mbrojtje efikase dhe miqësore ndërkohë që plotësojnë nevojat e veçanta të çdo gruaje.
Specializimi: Ndihmoje vogëlushen tënde që të kuptojë nevojat e saj (p.sh. fluks gjaku i moderuar ose i vrullshëm, luhatje e fluksit gjatë periodave, peceta me gjatësi më të madhe për ditët e para, më të shkurtra për ditët e fundit, produkte sensitive nëse lëkura e saj është e ndjeshme, etj.) dhe të zgjedhë produktin që idealisht plotëson nevojat e saj dhe e bën të ndihet e sigurt dhe e pastër në çdo çast të ditës. Linja EveryDay ofron një larmi të madhe produktesh të posaçme, dhe për sa i përket llojit dhe përmasave, nga të cilat ajo mund të zgjedhë atë që përmbush vërtet nevojat e saj.
Efikasiteti: Një faktor kyç për zgjedhjen e produkteve të higjienës është efikasiteti që ata ofrojnë. Në ato ditët e vështira të muajit ajo ka nevojë për një produkt përthithës që i jep besim, rehati dhe siguri. Të gjitha produktet EveryDay janë dizenjuar sipas standardeve më të larta për efikasitetin.
Materiale miqësore për lëkurën: Vetëm aftësia thithëse nuk mjafton. Për të ruajtur një shëndet të mirë gjinekologjik është shumë e rëndësishme që të zgjidhen produkte që janë dizenjuar me materiale miqësore për lëkurën. Për kompaninë tonë produktet e kujdesit personal që ofrojnë vetëm një mbrojtje efikase nuk quhen të përfunduara. Qëllimi ynë është që të kombinojmë mbrojtjen efikase me vetitë e shkëlqyera të kujdesit ndaj lëkurës. Në përpjekjen tonë për të prodhuar produkte unike ne kemi testuar shumë materiale dhe kemi zgjedhur përbërësit natyralë në sajë të kujdesit absolutisht të pastër që ata ofrojnë. Ndaj, ndryshe nga produkte të markave të tjera që përdorin shtresa sintetike, pecetat ditore EveryDay All Cotton kanë një shtresë 100% pambuku, duke ofruar zgjedhjen më miqësore në këtë kategori. Për sa i përket pecetave higjienike, pas sondazheve me shumë klientë, kemi identifikuar nevojën e gruas bashkëkohore për mbrojtje pa acarim dhe tendencën për të përzgjedhur materiale që janë më miqësore me lëkurën. Për këtë arsye kemi krijuar një risi unike, pecetën e parë Sensitive (mund të klikoni këtu) në botë, e bërë prej një materiali miqësor unik të përbërë nga fibra, në vend të shtresave të holla, ndryshe nga pecetat e zakonshme. Produktet EveryDay Sensitive dhe EveryDay All Cotton me mbrojtje të veçantë, janë të certifikuara me vulën “Dermatologjikisht të testuara”, që merret nga laboratorët dermatologjik jashtë vendit (Francë, Gjermani) të njohur në nivel ndërkombëtar, nga Unioni Rekomandues i Obstetër-Gjinekologëve në Greqi, por edhe nga certifikata ndërkombëtare OEKO-TEX® STANDARD 100, për mungesë të substancave të dëmshme në të gjithë produktin.
Do të ishte mirë që ta ndihmoje vogëlushen tënde të zgjidhte produktin e duhur, duke i dhënë këshilla që do ta ndihmonin të hidhte themelet e duhura për një shëndet gjinekologjik të mirë. Madje, mund ta organizoni edhe në formë loje!
Futuni në faqen “Gjej produktin tënd EveryDay” (mund të klikoni këtu), përgjigjuni disa pyetjeve të thjeshta për ciklin e saj menstrual dhe zbuloni se cili është produkti i duhur EveryDay që plotëson në mënyrë efektive nevojat e saj.
Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog