Cikli i jetës

Nëna me vajzën

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Këshilla për higjienën

Këshilla për higjienën

Higjiena e mirë personale gjatë ditëve të periodave është një nga gjërat bazë që një adoleshente duhet të mësojë. Zona intime mund të shfaqë shpesh irritime për shkak të lagështisë dhe fërkimit gjatë lëvizjes. Kështu rregullat bazë të pastërtisë duhet të ndiqen plotësisht,  ndërsa pecetat duhet të ndërrohen në intervale të rregullta. Kjo do ta ndihmonte vajzën tuaj jo vetëm të mbante higjienë të mirë të zonës intime, por edhe ta bëjë atë të ndihet rehat dhe e freskët.

Çfarë duhet të bëjë një adoleshente për të pasur higjienë të mirë gjinekologjike?

• Të lahet çdo ditë me larës të posaçëm për zonën intime dhe të shpëlahet me ujë të bollshëm.

• Më mirë të bëjë dush sesa banjë në vaskë.

• Të përzgjedhë produkte higjiene miqësore me lëkurën. Sipas kërkimeve të kryera irritimet që 25% e grave ndiejnë në zonën intime gjatë ditëve të periodave shkaktohen nga mbulesa plastike e disa pecetave higjenike mujore dhe ditore. Pecetat ditore EveryDay All Cotton kane mbulesë 100% pambuk, duke ofruar kështu mbrojtje maksimale higjienike në lëkurë, pasi ato lejojnë vetëm pambukun të prekë lëkurën. Dizenjo  e pecetave EveryDay Sensitive ofron mbrojtje të plotë higjienike pa acarime, falë mbulesës higjienike të sipërme shumë të butë dhe miqësore me lëkurën.

• Notimi nuk është i ndaluar, të shmanget qëndrimin e zgjatur me rroba banje të lagura etj

• Të fshihet gjithmonë në mënyrën e duhur zona sensitive ( nga para pas) për të shmangur transferimin e bakterieve në vaginë.

• Të jenë  shumë të kujdesshme kur frekuentohen tualetet publike.

• Të mos marrë asnjëherë borxh të brendshme, rroba banje dhe peshqira nga të tjerët.

• Të shmangë mbathjet shumë të shtrënguara.

• Të përzgjedhë mbathje prej pambuku. Materialet sintetike e bëjnë lëkurën e zonës intime “ të ngrohtë e të lagësht” duke krijuar kështu premisa për infeksione.

• Është shumë e rëndësishme që të brendshmet të shpëlahen plotësisht, sepse ndonjëherë detergjentët dhe zbutësit mund të shkaktojë acarime.

• Veçanërisht për përdorim ditor, pecetat higjienike me mbulesë 100% pambuk siç janë EveryDay All Cotton, EveryDay Cotton Fresh janë zgjidhja ideale, përderisa lëkura vjen në kontakt me një material natyral.

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani